Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nexhmije Hoxha trazon sërish

2016/02/10 at 4:51 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nexhmije Hoxha trazon sërish

Nga Blendi Salaj

Një intervistë, e konsideruar e fundit e jetës që gruaja (dhe bashkëpunëtorja, do shtoja) e ish Diktatorit Enver Hoxha dha për gazetaren Rudina Xhunga ka shkaktuar reagime të forta kundërshtuese, dhe disa mbështetëse ndaj gazetares. Personalisht nuk e ndoqa intervistën, sepse për mua nuk paraqet asnjë interes ajo çka Nexhmija thotë për Nexhmijen, ndaj nuk mund të përcjell një përshtypje personale mbi pyetjet e përgjigjet, por nga transkripti që mund të lexoni në faqen Dritare.net shihet se ka shumë pyetje romantike si psh. njohja dhe rënia në dashuri me Enverin bukurosh, apo kuriozitete të llojit, “Ju keni qenë personazhi kryesor i filmit “Vajzat me kordele të kuqe”?”, të cilat ngjajnë lilipute nën hijen e krimeve monumentale që u kryen gjatë kohës kur Nexhmija me të shoq sundonin shqiptarët.

Pyetjet që mungojnë, të cilave Nexhmije Hoxha nuk do të denjonte tu përgjgijej gjithsesi, janë ato mbi vrasjet, burgosjet, torturat dhe shuarjet me fis e me farë të mijëra të pafajshmëve, qindra intelektualëve, klerikëve dhe patriotëve që nuk ishin me Partinë Komuniste. Mjaft të lexosh At Zef Pllumin për të kuptuar sa e tmerrshme ishte ajo që shqiptarët u bënë shqiptarëve pas luftës. Dhe kush nuk lexon dëshmitë e viktimave, natyrisht mund të ngopet e të krijojë bindje të gabuara me rrenat romantike të Nexhmijes.

Edhe 7 vjet më parë, intervista që Xhunga i mori Nexhmijes për emisionin Shqip shkaktoi pakënaqësi. Kjo ndoshta sepse ka një lapsus logjik kur xhelati pikturon portretin e tij historik, dhe viktimat detyrohen të dëgjojnë. Jam i sigurtë se Nexhmija e njeh veten për njeri të mirë, edhe Enveri i saj është një shenjt, kjo bindje e të qenit i/e mirë ndodh edhe tek kriminelët më të përbindshëm. Të gjithë jemi të sigurtë se në thelb, nuk ka si ne.

Problemi që shoh se është prezent vazhdimisht në mediat shqiptare, sidomos në shtypin e shkruar që me rregullsi të frikshme risjell në faqet e para, të ashtuquajturat “dossier” ku mund të lexohet mbi ato që Enveri i tha Mehmetit për Kadriun e ç’bëri ky kur ai i tha ashtu etj si këto, shkrime pa vlerë, që përveçse shtojnë tymnajën që mbulon historinë, i imponojnë shqiptarëve të lindur në vitet 2000 figurat e portretetet e polibyrosë.

Lajm i fundit: Njeriu po kolonizon Marsin. Makinat pa shoferë janë një realitet. Uji i detit mund të bëhet i pijshëm. Organet njerëzore mund të printohen në 3D… Media, dil nga bunkeri i Bllokut, eja në shekullin XXI.

Ju sugjerojmë

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit
Aktualitet

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

23 Qershor, 2025 3:22 pm
Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
Bota

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

23 Qershor, 2025 3:08 pm
Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
Kryesore

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

23 Qershor, 2025 2:39 pm
Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
Aktualitet

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

23 Qershor, 2025 2:18 pm
Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik
Aktualitet

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

23 Qershor, 2025 2:10 pm
I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin
Aktualitet

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

23 Qershor, 2025 1:52 pm
Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim
Bota

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

23 Qershor, 2025 1:48 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

23 Qershor, 2025 1:39 pm
Para
Ja çfarë thotë një studim i fundit për kuajt

Ja çfarë thotë një studim i fundit për kuajt

Rikthehet me detyrë të lartë, ish-kreu i SHISH në kohën e Berishës, Bahri Shqiri

Rikthehet me detyrë të lartë, ish-kreu i SHISH në kohën e Berishës, Bahri Shqiri

Video/ Ja vajza gjimnaste që po “çmend” internetin

Video/ Ja vajza gjimnaste që po "çmend" internetin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit
23 Qershor, 2025

Po vazhdon dezinsektimi në zonat turistike për të garantuar një ambient të sigurt dhe të pastër për pushuesit. Lajmin e...

Lexo më shumë

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
23 Qershor, 2025

Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin...

Lexo më shumë

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
23 Qershor, 2025

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj...

Lexo më shumë

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
23 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com