Një foshnje 14-muajshe ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e nxehtësisë në New York. Foshnja ishte harruar nga gjyshja e saj brenda një veture për tetë orë.
Vdekja e saj u konstatua në spital, pas 8 ore qëndrim në makinë ndërkohë që rasti është duke u hetuar.
Rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë në Shtetet e Bashkuara çdo vit pasi mbeten ose bllokohen në një makinë, sipas Departamentit të Transportit të SHBA.