Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times: Pse Bob Dylan nuk e meritonte Nobelin në letërsi

2016/10/14 at 9:14 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
New York Times: Pse Bob Dylan nuk e meritonte Nobelin në letërsi

Nga Anna North/ “New York Times”


Bob Dylan nuk e meriton çmimin Nobel për Letërsi. Ai meriton çmimet e shumta Grammy që ka fituar, përfshi këtu një çmim për arritjet jetësore, që e fitoi në vitin 1991. Pa asnjë dyshim, ai e ka vendin në “Rock&Roll Hall of Fame”, në të cilin është përfshirë në vitin 1988 së bashku me “Supremes”, “The Beatles” dhe “Beach Boys”. Ai është një muzikant i mrekullueshëm, një autor tekstesh i klasit botëror dhe një figurë me ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën amerikane. Por duke i dhënë këtë çmim, komisioni i Nobelit po zgjedh jo të vlerësojë një shkrimtar dhe kjo është një zgjedhje zhgënjyese.

Po, zoti Dylan është një autor brilant tekstesh këngësh.

Po, ai ka shkruar një libër me poezi prozë dhe një autobiografi.

Po, është e mundur të analizosh tekstet e këngëve të tij si poezi.

Por shkrimet e zotit Dylan nuk ndahen nga muzika e tij. Ai është i madh sepse është një muzikant i madh, dhe kur komisioni i Nobelit ia jep çmimin për letërsi një muzikanti, humbet një mundësi për të nderuar një shkrimtar. Ndërkohë që në mbarë botën po bie ndjeshëm leximi i librave, çmimet e letërsisë janë më të rëndësishme se kurrë. Një çmim i madh nënkupton një rritje në shitje dhe në lexues, madje edhe për një shkrimtar shumë të njohur. Por më shumë se kaq, duke ia dhënë çmimin Nobel një romancieri ose një poeti, është një mënyrë për të pohuar se poezia dhe romani ende vlejnë, se ato janë përpjekje të rëndësishme të njeriut, që meritojnë njohje ndërkombëtare.

Muzika folk është një përpjekje e tillë, por për pjesën e saj, ajo e merr njohjen që meriton. Dhe përveç kësaj, askush nuk pret që çmimi më i lartë në muzikë të shkojë për një shkrimtar- nuk do e shohim kurr Zadie Smith apo Mary Gaitskill në “Rock&Roll Hall of Fame”. Duke nderuar një ikonë të muzikës, komisioni ndoshta ka menduar që ta bëjë çmimin të rëndësishëm edhe për brezat e rinj dhe t’i sjellë një tjetër vlerë këtij çmimi. Por ka mënyra të tjera se si mund të arrihej kjo, duke nderuar sërish një shkrimtar. Ata mund të nderonin një shkrimtar që ka sjellë risi të rëndësishme në formë si Jennifer Egan, Teju Cole apo Anne Carson. Ata mund të zgjidhnin një shkrimtar nga vendet në zhvillim, të cilat mbeten mjerueshëm të nënpërfaqësuar në mesin e fituesve të Nobelit. Ose mund të zgjidhnin ndonjë shkrimtar që ka krijuar audiencë kryesisht online si Warsan Shire.

Në vend të kësaj, komisioni ia dha çmimin një njeriu që është i njohur ndërkombëtarisht në një fushë tjetër, me shumë nderime mbi shpinë. Bob Dylan nuk ka nevojë për një çmim Nobel në Letërsi, por letërsia ka nevojë për një çmim Nobel. Sivjet nuk do e marrë një të tillë

Etiketa: bob dylancmimiNEW YORK TIMESnobel


Ju sugjerojmë

Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament. Deputetja: E kaluara ime më formoi
Bota

Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament. Deputetja: E kaluara ime më formoi

8 Shtator, 2025 8:10 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu paralajmëron sërish banorët e Gazës: Largohuni tani

8 Shtator, 2025 8:08 pm
Kombëtarja shqiptare asnjë fitore kundër Letonisë
Sport

Kombëtarja shqiptare asnjë fitore kundër Letonisë

8 Shtator, 2025 7:43 pm
SPAK operacion në Sarandë/ Disa urdhër-arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë
Kronikë

Aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë dhe armë

8 Shtator, 2025 7:31 pm
Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin
Bota

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

8 Shtator, 2025 7:09 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

8 Shtator, 2025 6:55 pm
Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
Bota

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

8 Shtator, 2025 6:49 pm
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
Bota

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

8 Shtator, 2025 6:18 pm
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Kryesore

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

8 Shtator, 2025 5:38 pm
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
Bota

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

8 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Vuçiç: Unë dhe Rama kemi të njëjtin ‘bos’, ajo flet ne dëgjojmë

Vuçiç: Unë dhe Rama kemi të njëjtin ‘bos’, ajo flet ne dëgjojmë

Anxhela Peristeri: Femrat që shkojnë me meshkuj për para s’kanë karakter!

Anxhela Peristeri: Femrat që shkojnë me meshkuj për para s'kanë karakter!

Video/ Anxhela Peristeri: Më mirë punoj pastruese se sa seks për para

Video/ Anxhela Peristeri: Më mirë punoj pastruese se sa seks për para
















TE FUNDIT

Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament. Deputetja: E kaluara ime më formoi

Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament. Deputetja: E kaluara ime më formoi
8 Shtator, 2025

Deputetja finlandeze Anna Kontula, një nga figurat më të njohura të majta në Parlamentin e Finlandës, ka rrëfyer publikisht për...

Lexo më shumë

Netanyahu paralajmëron sërish banorët e Gazës: Largohuni tani

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
8 Shtator, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Izraeli...

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare asnjë fitore kundër Letonisë

Kombëtarja shqiptare asnjë fitore kundër Letonisë
8 Shtator, 2025

Shqipëria dhe Letonia janë përballur gjashtë herë në histori. Sfida e të martës në 'Air Albania' do jetë e shtata mes tyre,...

Lexo më shumë

Aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë dhe armë

SPAK operacion në Sarandë/ Disa urdhër-arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë
8 Shtator, 2025

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan. Operacioni i ndjekur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com