Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times për transformimin e Piramidës: Qyteti që aspiron të jetë Tel Avivi i Ballkanit

2023/02/20 at 2:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
New York Times për transformimin e Piramidës: Qyteti që aspiron të jetë Tel Avivi i Ballkanit

Gazeta amerikane, The New York Times, ka shkruar një artikull në lidhje me projektin e Piramidës në qytetin e Tiranës e cila ka qenë një nga monumentet kryesore të kohës së komunizmit.


“Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, investimi për transformimin e Piramidës tregon si e përfytyron ai kryeqytetin: si “Tel-Avivi i Ballkanit”, një qendër e teknologjisë së inovacionit, që ofron vende pune, në një vend i cili nën udhëheqjen e Hoxhës ishte kaq i varfër dhe i izoluar nga bota moderne, saqë ndaloheshin edhe makinat e shkrimit dhe televizorët me ngjyra”, shkruan New York Times.

“Në vend që të jetë një relike e së kaluarës, do të transformohet në një ndërtesë drejt së ardhmes,” tha kryebashkiaku për Piramidën, e cila po rivjen si një hapësirë e re me klasa dhe zyra për kompani të teknologjisë, që pritet të hapet së shpejti. “Hoxha duhet të jetë duke u rrotulluar në varr, po ta shihte se memoriali është shndërruar në një ndërtesë kapitaliste, që ofron punë dhe të ardhme”, tha Veliaj.

Gazeta ka intervistuar edhe arkitektin e trasnformimit të Piramidës, Winy Maas, të studios holandeze MVRDV, i cili është shprehur se trajtimi i strukturave të ndërtuara enkas për të manifestuar tiraninë, ka përfshirë gjithmonë “vendime të vështira.”

“Shqipëria ishte kombi i fundit në Evropë që hoqi dorë nga komunizmi, duke e bërë këtë në vitin 1991, me një furi sulmesh ndaj statujave të Hoxhës, sallës së tij përkujtimore dhe gjithçkaje që ai përfaqësonte. Por, shpresat për një epokë të re të prosperitetit demokratik, u kthyen shpejt në një trazirë akoma më të madhe, kur një rrjet i skemave financiare u shemb në 1997-ën, duke shkaktuar protesta të dhunshme mbarëkombëtare, që e shtynë vendin drejt luftës civile. Ujërat u qetësuan dhe i hapën rrugën Shqipërisë për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në 2009-ën dhe për të fituar statusin e kandidatit në 2014-ën. Gjatë gjithë këtij udhëtimi të turbullt, Piramida e Hoxhës shquhej turbullt mbi Tiranë, duke “u kalbur” ngadalë. Me kalimin e viteve, Piramida nisi të shpërbëhej, u pushtua nga banorë zaptues dhe u mbush me të rinj që përdornin muret e saj të jashtme, të pjerrëta, prej betoni, si rrëshqitëse. Planet e guximshme për t’i dhënë strukturës një qëllim të ri erdhën dhe shkuan, duke përfshirë një projekt të dështuar të promovuar nga një ish-kryeministër shqiptar, Sali Berisha, për ta kthyer piramidën në një teatër të ri kombëtar. Në vitin 2010, Piramida ishte bërë një simbol kaq i turpshëm dështimi, saqë ligjvënësit kërkuan që ajo të shembet dhe u kërkuan arkitektëve austriakë të krijonin një plan për të ndërtuar një ndërtesë të re Parlamenti në tokën e saj. Edhe kjo përpjekje dështoi. Rinovimi aktual, më në fund theu vargun e dështimeve. Drejtuesi i kësaj është kryebashkiaku i Tiranës, z. Veliaj, një aleat i ngushtë politik i Kryeministrit të Shqipërisë në dekadën e fundit, Edi Rama, një ish-artist që ka marrë lëvdata, madje edhe nga disa rivalë politikë, për ndryshimin e reputacionit kaotik të vendit. Kryebashkiaku 43-vjeçar, kujtoi se e kishte vizituar Piramidën si nxënës shkolle menjëherë pasi ajo u hap në 1988-ën, si një memorial i zymtë për Hoxhën. “Ishte si të shkoje në një funeral të frikshëm,” tha ai, duke përshkruar se si një yll i kuq i ndezur në çati “na shikonte të gjithëve ne poshtë, si syri i Big Brother”, shkruan gazetari i New York Times./Opinion.al

Etiketa: erion veliajNEW YORK TIMESpiramidatirane


Ju sugjerojmë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
Para
Veliaj: Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Veliaj: Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Gaforrja dhe Shigjetari shenjat më me fat, para për Demin e Virgjëreshën

Putin: Ne e shohim Ukrainën si shtet vëllazëror, ajo që ndodh atje s’është faji ynë

“Gjykata e Popullit” nis gjykimin e Putinit për luftën në Ukrainë
















TE FUNDIT

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
11 Dhjetor, 2025

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin...

Lexo më shumë

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com