Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times për shqiptarët: të bukur, por nuk mund të rrokin idenë e shtetit 

2015/12/27 at 9:00 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
New York Times për shqiptarët: të bukur, por nuk mund të rrokin idenë e shtetit 

Me sa duket problemet e shqiptarëve për të bërë shtet kanë rënë në sy që në fillim të shekullit të kaluar e po kështu kanë rënë në sy edhe tiparet e tyre si një rracë e bukur dhe e talentuar. Në një artikull të New York Times i publikuar në maj të vitit 1911flitet për një vajzë të re e cila kishte marrë komandën e një ushtrie në betejën kundër turqve, pas vrasjes së babait të saj. Ishte Janica Martinaj, një 22 –vjeçare që NY Times e përshkruan si “Zhan D’Ark shqiptare”. I nisur nga profili i saj, NY Times sjell veçoritë e shqiptarëve, të cilët i përshkruan si mjaft të talentuar, të bukur e të fuqishëm, por që s’mund të rrokin ende idenë e shtetit.

Artikulli i plotë

Një vajzë e re, emri i së cilës përkon me emrin e Vajzës së Orleansit, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur, javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra në betejë, ajo zuri menjëherë vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Përtej fazës romantike të ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme, përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe është “një grua e re, e zhvilluar mirë, e gjatë dhe e bukur”. Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre. Dhe a janë vrarë ndonjëherë? Po, kjo ndodh shpesh.

Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve, ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta.

Shtënia me armë është pothuajse dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor – qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla – dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku. Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar.

NY Times1

Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë. Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë. / Shiqperia e bashkuar

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Lavderim Muhaxheri eshte gjalle?

Lavderim Muhaxheri eshte gjalle?

Gjykata e Kavajës, nga 4 gjyqtarë punon vetëm 1

Gjykata e Kavajës, nga 4 gjyqtarë punon vetëm 1

Sulmohet nga peshkaqeni, poston fotot në internet 

Sulmohet nga peshkaqeni, poston fotot në internet 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com