Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times: Nobeli, i vonuar për Ismail Kadarenë

2018/02/24 at 7:18 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
New York Times: Nobeli, i vonuar për Ismail Kadarenë

Cynthia Haven, vetëm një ditë më parë i ka kushtuar kolonën e saj në New York Times, shkrimtarit Ismail Kadare dhe veprës së tij “E penguara”, perkthyer ne anglisht me titullin “A Girl in Exile.


Ajo thotë ndër të tjera, se komiteti suedez i Nobelit është i vonuar me shkrimtarin e madh, ndërsa bën një pasqyrim të veprës, që mundet sërish të ngjallë shpresa për Nobel, shkruan Opinion.al.

Cynthia Haven

Lexuesit e Ismail Kadaresë janë të çuditur teksa çdo vit komiteti Nobel e anashkalon atë. Autori i parë i rëndësishëm i shqiptarëve është fitues i çmimit “Man Booker International Prize”, “Jerusalem Prize” dhe shumë çmimeve të tjera — çmimi suedez duket i vonuar për mjeshtrin 82-vjeçar. “A Girl in Exile” (E penguara), botuar në shqip në vitin 2009, mund të rindezë shpresat.

Tema e përjetshme e Kadaresë dhe konteksti i shumë prej punëve të tij është diktatura 40-vjeçare e Hoxhës, regjimi grotesk dhe paranojak Stalinist i të cilit shkaktoi mijëra viktima.

Megjithatë “E penguara” që i vendos ngjarjet në vitin 1980, ofron një rrëfim shumë më inkandeshent.

Historia nis thjesht: Një student e arteve I kërkon një dramaturgu të njohur t’I nënshkruajë një libër për miken e saj të largët.

Por nënshkrimi I tij njerëzor do t’I hapë atij një derë që do e çojë në kufijtë e dashurisë, vdekjes, kohës dhe një lloj përsosmërie shkatërruese, që e lë heroin e Kadaresë Rudian Stefa, gjymë të çmendur, duke mërmëritur gjysma frazash në latinisht dhe shqipen e vjetër.

Rudian, i cili shndërrohet në objektin e dëshirave të dy vajzave të reja është një njeri egoist, me karakter të fortë, ndonjëherë i dhunshëm, por i talentuar.

Autoritetet e kishin ndaluar shfaqjen e tij të re,sepse aty shfaqej fantazma e një partizanit të Luftës së Dytë Botërore që merrte në pyetje vrasësit e tij Diktatura e soc-realizmit nuk I lejonte fenomenet mbinatyrore në skenë.

Sigurisht që Rudian u mor në pyetje, në një vend ku marrja në pyetje shoqërohej me dhunë dhe gjak. Po zyrtarët e vunë në shenjestër dramën e tij, jo për lidhjen me studenten e arteve, por më shumë për mikeshën e saj enigmatike  “Linda B.,” e cila u vetëvra, duke mbajtur në duar librin me autografin e tij.

Pasioni i Lindës për burrin që nuk e kishte takuar kurrë do ta bëjë të sfidojë vdekjen. Në të njëjtën kohë obsesioni I saj gërshetohet me dëshirën e idealizuar për kryeqytetin, që nga province e largët ku tashmë ajo dhe familja e saj borgjeze ishin persekutuar, për shkak të lidhjeve me monarkinë në të shkuarën.

Të dyja vajzat “bija të socializmit sikurse cilësohen” e zgjidhin trekëndëshin e tyre të dashurisë me një vetmohim surprizues metafizik. Dhe ato nuk i përgjigjen padrejtësisë dhe represionit me rezistencë, por me një mënyrë të re, që e lë lexuesin të mrekulluar dhe që vlerësohet si liri. Me fjalët e Kadaresë ato lëviznin “përtej ligjeve të kësaj bote.”
Kadare ka përdorur në gjuhën shqipe afërsi me klasikët grek, ashtu si dhe në të shkuarën ka përdorur alegorinë dhe mitet për të veshur kuptime dhe për të shmangur censurën.

Ai kthehet sërish tek legjenda e Orfeut për shembull, tek vargu I tij dysh në lirën tradicionale  — një thyerje në rrëfimin e Kadaresë, një thyeje që shkakton një zhurmë burokratike në Olimp. Në fund të historisë së tij, Kadare I lejon karakteret të dhunojnë natyrën dhe vdekjen, duke I bërë jehonë hapave të Orfeut.

Euridika, gruaja e Orfeut i tregon atij udhëtimin që I është dashur të bëjë për të mbërritur tek ai, qentë dhe telat me gjemba që gjenden kudo. Është një fund që shkëlqen mbylljen e librit si një flakë në alabastër. / Opinion.al

 

  

https://mobile.nytimes.com/2018/02/23/books/review/ismail-kadare-a-girl-in-exile.html?referer=http://m.facebook.com

Etiketa: e penguaraKadarenobel


Ju sugjerojmë

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

14 Tetor, 2025 1:32 pm
Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
Aktualitet

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

14 Tetor, 2025 1:27 pm
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
Kronikë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

14 Tetor, 2025 12:51 pm
Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
Para
Këngëtarja shqiptare e pranon për herë të parë: Jam e dashuruar

Këngëtarja shqiptare e pranon për herë të parë: Jam e dashuruar

Pas skandalit, Skënderbeu mund Partizanin

Pas skandalit, Skënderbeu mund Partizanin

Gafa e portierit, shkon për të marr shishen me ujë, i kthen kurrizin portës dhe pëson gol

Gafa e portierit, shkon për të marr shishen me ujë, i kthen kurrizin portës dhe pëson gol

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
14 Tetor, 2025

Izraeli po tërhiqet ngadalë nga Rripi i Gazës. Njerëzit që po kthehen në shtëpitë e tyre përballen me rrënoja dhe...

Lexo më shumë

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
14 Tetor, 2025

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se...

Lexo më shumë

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
14 Tetor, 2025

Pamjet e publikuara të hënën mbrëma ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.  Luftëtarët e Hamasit në Qytetin e Gazës kanë...

Lexo më shumë

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
14 Tetor, 2025

Prokurori Olsjan Çela ka shprehur në komision opinionin e tij lidhur me Kodin Penal. Çela tha se është e pamundur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com