Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times: Një njësi ruse është përgjegjëse për sulmet në Evropë

2019/10/09 at 3:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
New York Times: Një njësi ruse është përgjegjëse për sulmet në Evropë

Zyrtarë perëndimorë të sigurisë kanë identifikuar një njësi ruse të inteligjencës, që ka tentuar të kryejë vrasje dhe operacione destabilizuese në shtete të huaja, ka raportuar e përditshmja ‘The New York Times’.

Gazeta ka raportuar se ndonëse zyrtarët kanë identifikuar këtë njësi në muajt e fundit, ata besojnë se ka vepruar në fshehtësi për të paktën një dekadë.

Njësia me shifër, 29155, ka bazën në Moskë dhe është pjesë e agjencisë ushtarake për inteligjencë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila njihet si GRU.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se kjo njësi është përgjegjësi për dy tentimet për helmimin e shitësit të armëve, Emilan Gebrev më 2015, për tentimet për puç më 2016 në Malin e Zi, që ka përfshirë edhe tentimet për vrasje të kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviç, si dhe për tentimet për helmim të ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Londër.

Ndonëse edhe më herët këto incidente u janë akuzuar forcave ruse të sigurisë, zyrtarët perëndimorë tani besojnë se ato janë kryer nga një njësi e vetme e inteligjencës ushtarake ruse.

“Ekziston një njësi e GRU-së që ka qenë aktive për vite në gjithë Evropën”, -ka thënë një zyrtar i paidentifikuar i sigurisë në Evropë për ‘New York Times’.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë këto raportime duke thënë se Moska nuk ka asnjë interes për të destabilizuar shtetet evropiane, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Më 2006, presidenti rus, Vladimir Putin, ish anëtar i KGB-së sovjetike, dhe dikur drejtues i Shërbimit Federal për Siguri (FSB), pati nënshkruar një ligj që autorizon agjencitë e sigurisë që të kryejnë vrasje të shënjestruara jashtë shtetit.

Në po atë vit, ish zyrtari i FSB-së, Aleksandr Litvinenko ishte vrarë në Londër. Zyrtarët britanikë kanë lidhur këtë vrasje me FSB-në. Disa zyrtarë evropianë të sigurisë i kanë thënë ‘New York Times-it’ se ata janë të befasuar nga kualiteti i dobët i punës i njësisë, 29155.

Ata përmendin se Skripal dhe Gebrev u kanë mbijetuar tentim-vrasjeve kundër tyre si dhe puçi në Malin e Zi ka dështuar. Në të treja rastet, hetuesit kanë gjetur të dhëna se komplotet lidhen me forcat ruse të sigurisë.

Etiketa: evropeNEW YORK TIMESrusi

Ju sugjerojmë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Para
Negociatat e Shqipërisë,  Franca konsultohet me Gjermaninë

Negociatat e Shqipërisë, Franca konsultohet me Gjermaninë

Familja zbulon rastësisht 20 kg kokainë

Familja zbulon rastësisht 20 kg kokainë

“KÇK”- Teza e kopjuar nga Rama dhe fjalimi që nuk jep asnjë zgjidhje

“KÇK”- Teza e kopjuar nga Rama dhe fjalimi që nuk jep asnjë zgjidhje

TE FUNDIT

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
10 Janar, 2026

Një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false është është zbuluar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
10 Janar, 2026

Një autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes teksa udhëtonte në autostradën Rruga e Kombit....

Lexo më shumë

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
10 Janar, 2026

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com