Bota

New York Times: Kina dhe Rusia përgjojnë telefonatat nga celulari i Trump


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 26/10/18 |
el ida

Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë telefonata nëpërmjet telefonit të tij celular pavarësisht se shërbimet inteligjente të Kinës dhe Rusisë i dëgjojnë ato, njoftoi The New York Times, të mërkurën.
The Times raporton, duke cituar zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm se spiunët kinezë kanë dëgjuar telefonat e Trump nga iPhone dhe se ndihmësit e Presidentit i kishin thënë atij se spiunët rusë gjithashtu po dëgjonin rregullisht telefonatat e tij.

Përdorimi i telefonit nga Trump është vënë re gjatë qëndrimit të tij dhe ekspertët e sigurisë kanë ngritur shqetësime për këtë dhe në të kaluarën.  CNN vuri në dukje në prill që pas kohës kur John Kelly u bë shefi i stafit, Presidenti kishte filluar të bëjë më shumë telefonata nëpërmjet celularit të tij. Raporti i New York Times tha se zyrtarët ngritën alarm për refuzimin e Trumpit për të ndaluar telefonatat e pasigurta.

Po këta zyrtarë i thanë Times se Kina po përpiqej të përdorte gjetjet e saj nga Trumpi për të ndihmuar vendin në mosmarrëveshjen e saj tregtare me SHBA dhe se kinezët kishin vënë re bisedat e Trump me Stephen Schwarzman, kreun e Grupit Blackstone dhe Steve Wynn, një figurë e njohur Las Vegas, i cili krijoi investime të mëdha në Macau, një qendër kumari në Kinë.
Wynn dha dorëheqjen nga karrigia në postin e financave për Komitetin Republikan Kombëtar në janarin e kaluar pas akuzave për sjellje të keqe seksuale, akuza të cilat ai i mohoi.

Kina, nga ana tjetër, ka filluar përdorimin e biznesmenëve të saj në përpjekje për të ndikuar te njerëzit që kanë miqësi me ata që flet Trump, sipas raportit të New York Times, me shpresën se informacioni do të arrijë deri te Presidenti.

Trump e hodhi poshtë raportin në një status në Twitter të enjten në mëngjes, duke thënë se ai përdor vetëm “telefonat qeveritarë, dhe ata rrallë”.  Ai nuk iu drejtua drejtpërdrejtë raportit që thoshte se spiunët kinezë dhe rusë po dëgjonin telefonatat e tij.New Tour

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha se raporti i Neë York Times ishte “lajm i rremë”.
“Reagimi im ndaj këtij raporti nga New York Times është se disa njerëz në Shtetet e Bashkuara me të vërtetë nuk kursejnë asnjë përpjekje për çmimin e një Oskari për skenarin më të mirë”, u tha Hua gazetarëve të enjten. Hua shtoi se nëse SHBA-ja ishte e shqetësuar për sigurinë e iPhonave nga Apple, ata mund ta ndërronin me markën kineze Huawei.
Një avokat i Wynn tha për Times se Wynn ishte në pension dhe nuk pranoi të komentojë, ndërsa një zëdhënëse për Blackstone tha se Schwarzman ” është i lumtur që shërben si ndërmjetës në disa çështje kritike midis dy vendeve me kërkesë të të dy krerëve të shteteve”.
Zëdhënësja e Schëarzman Christine Anderson i tha CNN se nuk kishte asnjë koment shtesë.As the report noted, Trump indicated to the Ëall Street Journal this ëeek that he had discretion about information transmitted through his phone.

Siç vërente raporti, Trump i tregoi Wall Street Journal këtë javë se ai ishte diskret për informacionin e transmetuar nëpërmjet telefonit të tij.
“Unë në të vërtetë thashë mos ma jepni në telefon,” tha Trump referuar informacioneve rreth vdekjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
“Nuk i dua në telefon. Sado të mirë supozohet se janë këta telefona.”/Opinion.al

Burimi: CNN

Përshtati: Elida Marvataj

Pas