Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

2025/06/15 at 1:52 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat më të fuqishëm të politikës amerikane, dhe jo vetëm.

New York Times, në një artikull, e ka konsideruar dasmë “mbretërore” kurorëzimin e dashurisë së Alex Soors me Huma Abedin.

“Fundjava në Hamptons, një nga zonat më ekskluzive të Shteteve të Bashkuara, u shndërrua në një skenë të ngjashme me një martesë mbretërore, ku u bashkuan bota e politikës me emrat më të fuqishëm të epokës së Clinton. Arsyeja? Martesa e Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, me Huma Abedin, ish-ndihmëse e afërt dhe bashkëpunëtore shumëvjeçare e Hillary Clinton”, shkruan NYT.

Ceremonia madhështore u mbajt të shtunën në rezidencën familjare të Soros në Water Mill, New York, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për shkak të dasmorëve me peshë, por edhe për shkak të përmasave dhe luksit të organizimit.

“Në mesin e të ftuarve ishin Hillary dhe Bill Clinton, ish-Zëvendëspresidentja Kamala Harris me bashkëshortin Doug Emhoff, senatori i Nju Jorkut Chuck Schumer, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, personalitete si Anna Wintour (redaktore e Vogue), Nicky Hilton Rothschild, dhe madje edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Atmosfera u shoqërua nga grupi legjendar Boyz II Men, ndërsa fjalime emocionuese mbajtën vëllai i dhëndrit Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Wintour dhe vetë Edi Rama. Më pas u shërbyen pjata të rafinuara si agnolotti me trumëz, supë e ftohtë me bizele angleze dhe mish Wagyu amerikan me karkaleca të pjekur”,vijon artikulli i New York Times.

Ngjarja ndodhi në një fundjavë të trazuar ndërkombëtare, me tensione të mëdha në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit, protesta kundër ish-presidentit Trump në SHBA dhe vrasjen e një ligjvënësi në Minnesota. Por në Hamptons mbizotëronte qetësia, luksi dhe protokolli i lartë.

Alex Soros, 39 vjeç, me doktoraturë në histori, ka marrë rolin e babait të tij në drejtimin e fondacioneve filantropike të lidhura me kauza progresiste dhe politike liberale në mbarë botën. Ai është aktiv në rrjetet sociale dhe i pranishëm në skenën politike amerikane, shpesh i përshkruar si më politik sesa vetë babai i tij, tashmë 94 vjeç.

Martesa e tij me Huma Abedin, 49 vjeçe, ka tërhequr vëmendje të madhe në qarqet politike dhe shoqërore në SHBA, jo vetëm për pozicionin e saj pranë Hillary Clinton që nga koha kur ishte një 19-vjeçare në praktikë, por edhe për historinë e saj personale, përfshirë martesën e dështuar me ish-kongresmenin Anthony Weiner, i përfshirë në skandale të shumta seksuale.

Fillimisht çifti kishte planifikuar të martohej në fshehtësi, por pas një feste fejese të organizuar në dhjetor nga vetë Hillary Clinton, u bindën të organizonin një ceremoni tradicionale. Siç u shpreh Clinton për revistën Vogue: “Mendoj se e meriton një moment të tillë.”

Dasma përfshiu edhe një ceremoni më të vogël që nderonte besimin mysliman të Abedin dhe trashëgiminë hebraike të Soros.

Kjo martesë pritet të kthejë çiftin në një nga “çiftet e pushtetit” më të komentuara në politikën amerikane.

E ndërsa dasma e Soros dhe Abedin ishte ngjarja më e përfolur e verës deri tani, sytë tashmë janë kthyer nga dasma e radhës e profilit të lartë, ajo e Jeff Bezos me Lauren Sanchez në Venecia, që pritet të mbahet më vonë gjatë muajit./tvklan

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com