Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Izraeli më herët njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në zonë. Duke iu drejtuar banorëve të Gazës, kryeministri izraelit theksoi: “Më dëgjoni me kujdes: “Ju jeni paralajmëruar, largohuni tani!”
Netanyahu tha gjithashtu se forcat izraelite po riorganizohen dhe po mblidhen në Gazë përpara operacioneve tokësore.
Kryeministri izraelit ka deklaruar më herët se lufta do të merrte fund vetëm nëse Hamasi do të dorëzonte pengjet dhe do të çmilitarizohej.