-U tha në Opinion

Nesho: Në Kiev janë armatosur 500 mijë vetë, do të jetë një Stalingrad i dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:40 - 01/03/22 |
el ida

Ndërsa ka folur për raportet mes Rusisë dhe Ukrianës, ish-Ambasadori Agim Nesho tha se shumë nga Ukrainasit nuk e besonin që Putin do të arrinte në këtë pikë.

Në emisionin “Opinion”, Nesho tha se konflikti do të jetë i gjatë, ndërsa shtoi se Kievi do të jetë një Stalingrad i dytë.

“Konflikti do të jetë i gjatë. Me shumë zgjuarsi udhëheqja e Ukrainës nuk ka bërë që ushtria të mbrojë qytetet, pasi mbaron ushtria dhe je i detyruar të pranosh dorëzimin. Ushtria mbron objektet kryesore strategjike, porte, aeroporte, kurse qytetet i mbrojnë vetëm vullnetarë. Në Kiev janë armatosur 500 mijë vetë dhe do të jetë një Stalingrad i dytë  për Putinin dhe forcat”, tha Nesho./Opinion.al

 

 

Pas