Saimir Tahiri nesër në orën 09:00 është thirrur nga Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai do të merret në pyetje nga gjyqtarja Liljana Baku. E njëjta gjyqtare që vendosi edhe bllokimin e pasaportës së tij, pak ditë më parë.
Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se nesër, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.