Aktualitet

Nesër samiti i BE/ Hohmann: Mundësi kyçe për të rikonfirmuar partneritetin strategjik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 05/12/22 |
Opi Nion

Teksa na ndajnë vetëm disa orë nga mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ka reaguar ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Përmes një postimi në “Twitter”, Hohmann shprehet se Tirana është pothuajse gati të mirëpresë krerët e BE-së në samitin historik, të parin të mbajtur në rajon.

Kryediplomatja u shpreh se ky samit është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Tirana është pothuajse gati për Samitin e BE – Ballkani Perëndimor, i pari që do të zhvillohet në rajon. Kjo është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE.”-shkruan Hohmann./Opinion.al

 

Pas