Ditën e nesërme është paralajmëruar protesta e madhe kundër rritjes së çmimeve. Ndërsa në Kryeministri kanë nisur përgatitjet, duke fortifikuar dyert kryesore me metalikë.
Siç mund të shihni edhe në pamjet e mëposhtme, në hyrjet e Kryeministrisë po kryen punime për të fortifikuar dyert.
Kujtojmë se fortifikime të tilla bëhen vetëm në rastet e zhvillimit të protestave.
Ditën e nesërme protesta pritet të filloj në orën 11:00 në sheshin “Skenderbej” dhe me pas protestuesit do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë./Opinion.al