Akrepat e orës do të ndryshojnë ditën e diel, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa.
Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohe kur ora shkon para.
Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.