Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës ditën e sotme, së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbi situatën e pandemisë në vend, paralajmëroi se nesër, të mërkurëm, 10 shkurt, komiteti teknik i ekspertëve do të mblidhet për të deklaruar masat e reja shtrënguese për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Sipas Kryeministrit do të ketë shtrëngime të masave, por çështja është që të vijojnë të zbatohen me korrektësi masat aktuale.
“Komiteti do mblidhet nesër, kemi diskutuar do ketë shtrëngim të masave patjetër, por këtu thelbi është se ata insistojnë që duhen zbatuar masat që janë.”/Opinion.al