Kryesore

Nesër Kuvend, votohet qeveria dhe programi, ja si do të ndahet seanca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:32 - 15/09/21 |
Opi Nion

Kryetarët e grupeve parlamentare kanë miratuar me konsensus rendin e ditës së seancës që do të zhvillohet të enjten dhe do të miratohet programi qeverisës dhe Këshilli i ri i Ministrave.

Lajmi është bërë i ditur sot, teksa kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka përcjellë për mediat  detaje se si do të zhvillohet seanca. Balla ka theksuar se nga ana e opozitës ka pasur disa propozime dhe është rënë dakord që seanca të përbëhet nga 3 pjesë.

  • Në të parën do të bëhet prezantimi i kabinetit qeveritar dhe programit qeverisës 2021-2025 nga kryeministri Rama.
  • Në pjesën e dytë do të shtrohen pyetje dhe më pas kryeministri, bashkë me ministrat do të marrin kohën e duhur për t’ përgjigjur.
  • Në fund do të jetë pjesa ku do të hapet debati dhe kjo do të kulmojë me momentin e votimit.

Balla tha ndër të tjera në fjalën e tij se ka kërkuar që deputetët të flasin shkurtimisht për shkak edhe të pandemisë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga deputetët e opozitës.

“Nesër hyjmë në seancën e rëndësishme të prezantimit të programit dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave dhe do të ecim hap pas hapi që të kemi qeverinë e re të votuar nga Kuvendi”, tha Balla sot për mediat./Opinion.al

Pas