Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në një dalje për mediat, në përfundim të seancës së sotme plenare, foli edhe për Kongresin e PS-së që do të mbahet nesër, duke u shprehur se ai do të jetë i jashtëzakonshëm për disa aryse.
Çuçi tha se do të bëhet një përmbledhje për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin e PS për Shqipërinë 2030.
“Kryetari ndryshohet edhe në kongrese të zakonshme. E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030″ u shpreh Çuçi.