Bota

Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II, Joe Biden mbërrin në Britani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 18/09/22 |
Opi Nion

Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Shtëpia e Bardhë tha më herët se Biden ka pranuar ftesën nga Pallati Mbretëror për të marrë pjesë në funeralin, që do të mbahet më 19 shtator në Kishën Uestminister.

Po ashtu, Shtëpia e Bardhë sqaroi se vetëm Biden është ftuar dhe jo ish-presidentët e tjerë amerikanë.

Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër për funeralin e mbretëreshës. Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti francez Emmanuel Macron, Taoiseach irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë. Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator. Ajo mbretëroi për 70 vjet, duke u bërë monarkja britanike që ka qëndruar më gjatë në fron.

Pas