Nesër do të jetë ditë zie në Kosovë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara.
Vendimi është shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka shpallur ditën e martë ditë zie.
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”,-ka thënë Osmani
Kujtojmë se dy vrasje brenda pak ditëve tronditën Kosovën, ndërsa në Prishtinë po mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.