Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia

2023/05/08 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia

Petro Qirjo tregon se në vitin 2019 porositi një apartament në Vlorë dhe nënshkroi kontratë paraprake me ndërtuesin.


Sipas kontratës, ai pagoi një këst prej 20 mijë Eurosh, kur shtëpia kushtonte 45 mijë Euro.

Në vitin 2021, Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë. Në këtë kohë ta dy u lidhën në martesë.

Petro Qirjo, denoncues: Në 2021 jam njohur me Lavdije Haxhiaj, e cila ka edhe një vajzë dhe unë kam dy djem nga martesa ime. E njoha në Vlorë, në kafene punonte kamariere dhe thamë të lidhnim jetën. Mbeti shtatzënë. Rri dy muaj në Tetor. Lind vajza jonë, por ishim pa celebrim. PËr hir të vajzës që të mos e lija vetëm u ktheva dhe bëmë celebrimin për hir të vajzës. Jemi martuar në 2021. Nga gjendja ekonomike nuk kishim. Kishte edhe një çupë të madhe ajo. E çuam në shkollë edhe atë. Paguaj dhe shkollën, unë ikja në Greqi. Kur i dërgoja lekë më thoshte zemra ime, zemra ime të dua. Kur nuk i kërkoja lekë fillnte e zihej me mua.

Tashmë ata janë ndarë.

Petro Qirjo Ne jemi ndarë me gjyq. Ka kërkuar urdhër-mbrojtje, që gjoja unë e kam kërcënuar, që të mos më qaste në shtëpi. O Leda unë të dua. Më shante, më bënte.

Tashmë Qirjo nuk takon dot as vajzën e tij që ka me Lavdijen pasi ajo ka shkëputur çdo kontakt. Aii nuk ka më asnjë vend ku të fusë kokën.

Petro Qirjo, denoncues: Në vitin 2018 bashkë me mamanë filluar të merrnim një ndërtesë këtu në Vlorë sepse edhe mamaja, babai dhe byrazerka e sëmurë jetojnë në një fshat ku nuk ka asgjë, vdes për një gjilpërë.  Nisëm të blejmë një banesë këtu në Vlorë te ndërtues Fadili, e kam marrë hyrjen. Banesa kushtonte 45 mijë Euro. Kam nënshkruar një kontratë te Luljeta Cena. Kam vajtur bashkë me Fadilin dhe i kam dhënë 20 mijë Euro në dorë Fadilit, edhe 15 mijë Euro ia kam dhënë në dorë, në total 35. Mbetën 10 mijë Euro. Ika prapë në Greqi. Kur u ktheva përsëri u njoha u njoha me ish-gruan. Ngelën 10 mijë Euro. Fadili më kërkonte lekët. Detyrova mora një kredi këtu, e paguaj unë, por këtë kredi e kemi marrë bashkë, por ajo vetëm si garantore. Kredinë vetëm unë e paguaj. Po të vesh atje unë e paguaj. Më thotë ish-gruaja ik ti në Greqi se do ia marr unë lekët Fadilit e do ia kaloj unë në bankë që t’i hidhte në emrin tim jo në emrin e saj.

Vetë ndërtuesi pohon se gruaja nuk ka paguar asnjë para për banesën.

Ndërtuesi: Ajo s’ka paguar asnjë lek. Nuk ka paguar asnjë gjë ajo.

Në vitin 2022, Petro i dha autorizim me anë të një prokure, që Lavdija të nënshkruante kontratën përfundimtare të shitblerjes vetëm në emrin e  tij. Por, ajo në bashkëpunim me noteren Luljeta Cenaj, fut edhe veten si bashkëpronare.

“Unë i kam dhënë një prokurë që t’i hedhë në emrin tim, jo në emrin e saj. Ajo i ka bërë në emrin e saj. Unë i kam thënë në emrin tim, jo në emrin e saj”, tha denoncuesi.

Vetë denoncuesi iu drejtua noteres, por ajo nuk pranoi që të takohej me të. Për këtë arsye shkoi gazetari i “Stop”.

Luljeta Cenaj, notere: Petroja nuk ka qenë prezent, por ka qenë prezente gruaja e tij, përfaqësuar, Lavdie Haxhiaj, me prokurën, që është kjo këtu. Thotë që:  “Këtë pasuri, që kam blerë unë, të firmosë kjo zonja këtu në emrin tim”.

Gazetari: Cili është objekti i prokurës?

Luljeta Cenaj, notere: Në emrin e Petros do firmoste nusja, po, ish-bashkëshortja.

Gazetari: Pra, për kontratën përfundimtare…

Luljeta Cenaj, notere: Kontratën përfundimtare të Petros, që e ka bërë në 15.08.2019.

Gazetari: Atëherë, na del si blerëse zonja Lavdie Haxhiaj, teksa ajo kishte për detyrë vetëm të përfaqësonte zotërinë.

Luljeta Cenaj, notere: Ja pse, një nga faturat 10 000 Euro e ka paguar ajo në bankë.

Gazetari: Çfarë domethënë kjo?

Luljeta Cenaj, notere: Automatikisht, quhet bashkëpronare.

Qytetari: Po vdes rrugëve, me motër të sëmurë atje, na ka nxjerrë nga shtëpia.

Lavdija, pas lidhjes së kontratës, nisi kërkimin e urdhrave të mbrojtjes, duke pretenduar, se Petro e dhunonte psikologjikisht. Urdhrat janë lëshuar nga gjykata edhe pse nuk është provuar dhuna.

Sot Petro është detyruar të flejë rrugëve, pasi Lavdija me të cilën u divorcua nuk e lejon të afrohet në banesë.

Denoncuesi: Unë jam te shtëpia ime. Unë s’po të bëj gjë, unë të kam zemër. Nuk dal përjashta. Merre policinë!

Qytetarja: Përjashta! Përjashta, tani!

Denoncuesi: S’ka pse të fle hoteleve unë, e kam paguar shtëpinë. Çfarë ke, nuk më do? Merre policinë, unë të dua me gjithë shpirt, nuk ta kam me të futur. Nëma një çikë çupën këtu, se më ka marrë malli!

Qytetarja: Tani përjashta! Tani! Je i droguar!

Denoncuesi: Jo, s’jam i droguar.

Qytetarja: Përjashta, po të them!

Denoncuesi: Unë jam në shtëpinë time, moj zonjë!

Qytetarja: Nëse ata ( policia) nuk vijnë për pesë minuta, unë të marr ty, të çoj brenda, do bëhet kasaphanë këtu!

“Stop” komunikon me gruan.

Qytetarja: Ndarja e pasurisë nuk është bërë. Bashkëshorti ka qenë dhunues. Dhunë psikologjike dhe fizike. E kam të vërtetuar mjaftueshëm, që zotëria ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Shtëpia, aktualisht, është me kredi. Nga të dy bashkë, nuk është bërë ndarja e pasurisë.

Gazetari: Tek noterja kam parë që ishit blerëse. E keni pasur këtë të drejtë?

Qytetarja: Po, në përfundim, po.

Gazetari: Kishit edhe një prokurorë ku ishit autorizuar të firmosnit vetëm në emër të bashkëshortit. Ju e keni paguar?

Qytetarja: S’e kam idenë në fakt, të bëj një verifikim dhe pastaj të të them!/Tv Klan



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Pas vrasjeve në masë javën e kaluar, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Pas vrasjeve në masë javën e kaluar, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Rama: Berisha dhe Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë

Rama: Berisha dhe Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë

Veliaj tregon momentin më të vështirë të fushatës

Veliaj tregon momentin më të vështirë të fushatës
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com