Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse kushtet s’plotësohen, darkën në Kryeministri dhe mëngjesin në Kuvend

2018/12/12 at 2:50 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëse kushtet s’plotësohen, darkën në Kryeministri dhe mëngjesin në Kuvend

Prej 8 ditësh tashmë, studentët e vendit janë ngritur në protestë përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar një nga arteriet kryesore të vendit, rrugën e Durrësit.


Janë 8 kërkesa, të cilat vazhdojnë të bërtiten e bërtiten përballë zyrës së Lindita Nikollës dhe të gjithë drejtuesve të Universiteve në vend. Kërkesa, këto që synojnë të rrëzojnë Ligjin e famshëm të Arsimit të Lartë dhe të krijojnë një klimë më të mirë për studentët në auditore, në konvikte… dhe të heqin iluzionet e pedagogëve se provimet mund të merren duke parë tavanin.

Si një prej atyre studentëve që u ka ikur zëri këto 7 ditë duke kërkuar të drejtat tona në MAS, mund të them me siguri se nuk ka pasur asgjë në jetë që të më gëzojë më shumë se ditët që lamë pas.
Parakalimet në rrugë, teksa makinat ndalonin dhe shofërt dilnin duke duatrokitur, nëna të moshuara që dilnin në dritare duke na e bërë me dorë, shitës dhe tregtarë që hiqnin hakun e tyre të ditës duke ua dhënë falas studentëve, të moshuar, të mesëm, të varfër ose jo, kanë brohoritur bashkë me, kanë gëzuar më shumë se ne… dhe kjo sepse kjo “mbledhje” u dha atyre shpresë.

Jo vetëm shpresë për një arsim më të mirë, se shumica prej tyre e kanë mbyllur punën më shkollën dhe auditorin, por sepse kanë shpresën se ne mund ta bëjmë këtë vend më të mirë. Mund ta bëjmë Tiranën dhe çdo qytet tjetër më të jetueshëm dhe të mos kenë asnjë arsye pse mos t’u ikin fëmijët jashtë vendit.
Kur kjo protestë u përqafua nga çdo qytetar i thjeshtë, çështja nuk u bë më vetëm studentore, por kombëtare.
Nuk bëhet fjalë më për 15 mijë studentë që duam të paguajnë më pak, por për një shoqëri që i ka sytë nga ne.
Nuk fajësoj askënd për konfuzionin sepse mediat pranë qeverisë dhe opozitës dhe çiliminjtë e forumeve rinore kanë bërë punën e tyre. Arritën të krijonin bindjen se vajtja kryeministrisë është akt partiak. Ditët e fundit, të gjithë e shihnim njëri-tjetrin me dyshim. “Është apo jo ky militant? Është apo jo ky komunist?!”, – kjo bluante në mendjen e secilit prej nesh.

Por nesër nuk duhet të bluajë më!

Kushdo, militant apo komunist, deputet apo politikan, që del nesër në rrugë me ne me idenë se mund ta etiketojë protestën si protestë vetëm kundër qeverisë Rama, bën mirë të mos dalë! Kushdo që del nesër me idenë për ta instrumentalizuar, bën mirë të mos dalë! Kushdo që del nesër vetëm për kokën e tij, bën mirë të mos dalë!
Nesër marshojmë drejt MAS për 8 kërkesat tona.

Nëse deri në orën 16:00, VKM-ja nuk do dalë, darkën miq duhet ta hamë në Kryeministri. Nikolla, një kokë turku, nuk na duhet. Se do ngjajmë si ata fëmijët e vegjël, të cilëve u japin një lëpirëse dhe e kalojnë ditën me të sa t’i zërë gjumi. Por jo, ne nuk jemi më fëmijë. Ishim fëmijë kur të gjithë këta politikej luanin me këtë vend.

Tani jemi të mëdhenj mjaftueshëm për t’u drejtuar atyre kartonin e kuq. Studentët duhet të kuptojnë se protesta u bë politike që kur dolëm para Ministrisë së Arsimit. Të qënurit partiak dhe politikë ndryshon. Këtë duhet të dini. Nëse ndërgjegjësoheni se politika nuk është në dëm tonin, por të qënurit partiak po, atëherë ia dolëm!
Kështu, darkën ta hamë nesër në Kryeministri dhe mëngjesin e të nesërmes në Kuvend. Jeni të gjithë të ftuar./ Andi Vrapi Student-gazetar

Etiketa: kryeministrikushtetproteste


Ju sugjerojmë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Para
Foto-Lajm/ Studentët këmbëkryq tek Kryeministria

Protesta/ Të rinjtë shqiptarë në SHBA: Qendroni të fortë, deri në fund!

"U zgjova pa pantallona", a u përdhunua i riu shqiptar në burgun grek?

Ngrihen dhe minatorët e Bulqizës: Miratoni statusin, ndryshe grevë urie

Ngrihen dhe minatorët e Bulqizës: Miratoni statusin, ndryshe grevë urie
















TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com