Enca Haxhia shpesh herë është akuzuar nga fansat dhe mediat se përdor në masë fotoshop për fotot e saj. Ajo është ndër më të ndjekurat në instagram pasi hedh foto tepër joshëse ku tregon format e trupi të saj, por këtë e bën shpesh herë edhe me ndihmën e fotoshopit, duke e shndërruar veten në një femër super seksi.
Por disa herë mediat kanë publikuar foto se si ajo ishte në realitet dhe se si paraqitej në rrjetet e saj social. Kështu përdorimi i fotoshopit nga ana e Encës është njëra nga arsyet se përse këngëtarja përmendet shpesh në medie.
Këtë gjë e ka dëshmuar më së miri faqja ‘Vipat e Bllokut’ të cilët kanë publikuar një fotografi ku shihet se si Enca duket në të vërtetë. Nuk dihet se kur është realizuar kjo foto, por ajo që bie në sy është se kjo foto s’ka lidhje me foto që sheh në profilin zyrtar të Encës. Pamja e saj nuk lë shumë për të dëshiruar dhe nuk është aspak e njëjtë me atë që paraqitet në fotot e saj./opinion.al