Manipulimi psikologjik është kur një person e shfrytëzon dikë tjetër për përfitime personale, pa i pasur parasysh ndjenjat e tij.
Manipuluesi emocional, me qëllim shkakton mosbalancim të fuqisë duke ua detektuar dobësitë dhe duke i përdorur ato kundër teje për agjendë personale, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa shenja që tregojnë se i dashuri juaj mund të jetë manipulues emocional:
Të poshtëron
Manipuluesi emocional mund t’ju kritikojë, poshtërojë apo edhe mund t’ju vë nën presion për diçka.
Është i sjellshëm…
Manipuluesit emocional nuk janë të pakënaqshëm. Por, keni kujdes! Një manipulues i tillë ju jep premtime të pasinqerta apo ju premton shpërblime pasi t’ju ketë trajtuar keq.
Ndjenjat tuaja injorohen…
Manipuluesi emocional do t’ju kundërpërgjigjet me zemërim dhe poshtërim nëse i thoni se ai është arsyeja prapa zemërimit tuaj. Gjithashtu, mundësitë janë të mëdha që të gjithë fajin do t’ua hedhë juve.