Menaxheri i një lokali të një gazete opozitare turke, është arrestuar, pasi është shprehur se do të refuzonte t’i shërbente çaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Senol Buran, i cili drejton lokalin e gazetës “Cumhuriyet”, është arrestuar për fyerje ndaj presidentit Erdogan. Ai ka mohuar të ketë përdorur terma fyes ndaj Erdogan, por ka konfirmuar se ka thënë se do të refuzonte t’i shërbente Presidentit, tha avokati i tij.
Turqia ka goditur të gjithë kundërshtarët e regjimit, kryesisht pas grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.
Gazeta është një nga të paktat media që kanë marrë një linjë opozitare ndaj Erdogan.
Fyerja e Presidentit është një krim i ndëshkueshëm me mbi katër vite burg në Turqi.
Avokatët e Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se një dekadë, kanë referuar mbi 1 800 çështje përfshirë dhe karikaturistë, ish-Miss Turqia apo edhe fëmijë shkolle.