Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nëse duam Europën, Xhafaj duhet të largohet”, Basha reagon pas intervistës në Opinion të zyrtarit të lartë gjerman

2018/06/12 at 1:48 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Survejimi i Bashës dhe familjes nga policia/ Kreu i PD-së: Deputetët opozitarë i dhanë një paralajmërim të prerë kreut të Policisë së Shtetit

Lulzim Basha reagoi sot një ditë pas intervistës në Opinion.al të Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag. Basha tha në një deklaratë nga selia blu se “fasada ka rënë, qeveria është lakuriq para botës”.

“Mesazhet që vijnë nga Evropoa po bëhen çdo ditë e më të qarta, hapja e negociatave s’është proces reklamash e lobimesh, por veprimesh e sjelljesh evropiane. Strategjia për fasadën e rremë që gjërat shkojnë mirë ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës!

Sot nuk ecin më gënjeshtrat e kërcënimet e fajësimet, mesazhet e djeshme të deputetit të Merkelit se Tahiri është peshk i madh e Xhafaj duhet të largohet janë pasqyra e vërtetë e gjendjes se mashtrimet nuk ecin.

Tahiri duhet te jete aty ku e kanë vendin trafikantet.

Nëse duam Europen Xhafaj duhet të largohet një orë e më pare. Qeveria duhet të luftojë, jo të mbroje korrupsionin, krimin e trafikun.

Të bejme reforme zgjedhore e ndalim shitblerjen e zgjedhjeve. Rama, Tahiri, Xhafaj jane sot pengesat kryesore te integrimit ne BE. Eshte e qarte se cfare duan shqiptaret, hapjen e negociatave, ndaj eshte urgjente largimi i Xhafes dhe dhenia fund e mbrojtjes politike qe Rama po i ben Tahirit. Rama duhet ti bindet vullnetit te shqiptareve ose duhet të largohet”, tha Basha.

Më poshtë intervista e plotë e numrit dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul dhënë për kryeredaktoren e Opinion, Desada Metaj.

Desada Metaj: Në Shqipëri është perceptuar skepticizmi i Bundestagut për hapjen e negociatave. Me çfarë është lidhur kryesisht ky qendrim e parlamentareve gjermanë?


Johann David Wadephul: Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësimit. Në marrëveshjen e koalicionit mes CDU / CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociatave për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsionit – veçanërisht korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore.

Atëherë, çfarë tjetër duhet bërë përpara se negociatat e anëtarësimit të mund të fillojnë me hapjen e kapitujve të parë negociues? Si pjesë e reformës në drejtësi, vetëm pak nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë u janë nënshtruar të ashtuquajturit vetting.

Së paku, duhet të përfundojë plotësisht verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave të instancave të larta dhe prokurorive, si dhe të organeve të apelit. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilëve u janë vërtetuar vepra të dënueshme në procesin e verifikimit (vettingut) duhet të jenë subjekt i procedimeve penale. Duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK -ut. Kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është rritur trafikimi i drogës, dhe kundra kësaj duhet luftuar në mënyrë të qëndrueshme dhe vazhdueshme.

Zyrtarë të lartë në ministritë dhe drejtoritë e administratës publike u rekrutuan direkt pa konkurs, në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil. Kjo është thyerje e ligjit dhe duhet të korrigjohet. Përveç kësaj, që nga viti 2013, OSBE dhe BE kanë kërkuar reformë zgjedhore, por asgjë nuk ka ndodhur që atëherë – kjo është një shpërfillje e madhe ndaj OSBE dhe BE! Parlamenti shqiptar duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me planin e saj të punës deri në fund të vitit 2018. Ky është një kusht i domosdoshëm për ne deputetët, në mënyrë që të mund të votojmë pro hapjes së negociatave.

Desada Metaj: Negociatat e Shqiperisë me BE janë një çështje tepër e rëndesishme për shqiptaret. Mendoni se qeveria e Edi Ramës ka punuar mjaftueshëm për të plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli?

Johann David Wadephul: Shumë vendime janë marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por në realitet, shumë pak është bërë: korrupsioni mbetet ende një problem në të gjithë sektorin e drejtësisë. Ligjet ekzistuese dhe procedurat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar janë aplikuar shumë më pak në mënyrë strikte ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanëve sesa ndaj zyrtarëve të mesëm dhe të ulët dhe ndaj qytetarëve të zakonshëm. Kështu që “peshqit e vegjël” u kapën dhe u dënuan, “peshqit e mëdhenj” mundën të depertonin jashtë rrjetës. Këtu kemi të bëjmë me shpërfilljen e një kushti themelor të sundimit të ligjit, i cili është trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve para ligjit. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të parimeve themelore të sundimit të ligjit të BE-së, kapitujt negociues nuk mund të hapen.

Desada Metaj: Si e shihni problemin që ka qeveria shqiptare me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po gjykohet për përfshirjen në një organizate të strukturuar ndërkombetare për trafikun e lëndeve narkotike? Mendoni se drejtësia dhe instrumentet e saj janë ndikuar nga qeveria për këtë skandal?

Johann David Wadephul: Çështja Tahiri është një “peshk i madh”. Në këtë çështje kemi të bëjmë deri sot me shkelje të hapur të parimeve themelore të shtetit ligjor. Kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatave. Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës.

Desada Metaj: Ndërkohë edhe ministri aktual i Brendshëm është pjesë e një skandali me të vëllain, i është dënuar dhe ai për trafik ndërkombetar droge ndërkohe që nuk ka vuajtur dënimin por ka jetuar i lirë në Shqipëri?

Johann David Wadephul: Në dijeninë time sipas fakteve të paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatave të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmërinë për veprimin e sundimit të ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuente, ne nuk mund ti hapim kapitujt e parë te bisedimeve, te cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24.

Desada Metaj: Shqiptarët janë të dëshiruar për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e BE. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në qeverisjen e këtueshme që ne ta meritojme anëtarësimin në familjen europiane?

Johann David Wadephul: Siç e thashë, ne duam që Shqipëria të fillojë negociatat konkrete të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Veçanërisht edhe sepse shqiptarët janë aq të orientuar drejt Evropës. Ne jemi gjithashtu të lumtur për miqësinë e fortë me Gjermaninë. Por jo për këtë arsye duhet t’i injorojmë problemet. Në fillim i përmenda pikat tona që duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat konkrete per secilin kapitull. Këto nuk janë pengesa shumë të mëdha nëse ekziston vullneti politik për të larguar vazhdimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare këtë nuk duhet ta bëjë për BE ose Bundestagun Gjerman, por për njerëzit e saj. Sepse ata e presin këtë gjë.

Etiketa: BashaintervistaJohann David Wadephulnegociatatopinionpengesaqeveriareagim


Ju sugjerojmë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
Kryesore

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

29 Shtator, 2025 11:16 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Para
Shkencëtarët japin një lajm të keq për personat që kanë këmbë shumë të holla

Shkencëtarët japin një lajm të keq për personat që kanë këmbë shumë të holla

Basha feston ditëlindjen, ja surpriza që i bëri Grupi Parlamentar i PD-së

Basha feston ditëlindjen, ja surpriza që i bëri Grupi Parlamentar i PD-së

Tragjike/ Prindërit e kërkonin prej 24 orësh të miturin që u gjet i mbytur në Durrës

Tragjike/ Prindërit e kërkonin prej 24 orësh të miturin që u gjet i mbytur në Durrës
















TE FUNDIT

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
29 Shtator, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases...

Lexo më shumë

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
29 Shtator, 2025

Përgjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në këshillin bashkiak të Vlorës janë futur në brendësi të saj dy të rinj....

Lexo më shumë

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
29 Shtator, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me...

Lexo më shumë

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
29 Shtator, 2025

Sërish debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i grupit të PD, Bardhi ka kërkuar thirrjen e Këshillit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com