Këshilla e gjinekologëve për çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, është që të kryejnë marrëdhënie të rregullta seksuale, madje edhe gjatë periudhës jopjellore, pasi kjo rrit shanset padyshim për konceptim, thotë Dr. Tiernei Lorenz.
Studimi i bërë prej saj tregoi se “aktiviteti i rregullt seksual promovon një formë të imunitetit gjë që lehtëson shtatzëninë”.
Ditët më të frytshme, shpjegon ajo, fillojnë pesë ditë para ovulacionit dhe përfundojnë një ditë pasi të lirohet veza. Seksi i rregullt ndryshon disa lloje të T-limfociteve, që janë kyçe për mekanizmin mbrojtës të trupit.