Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse do isha në vendin e Linditës…

2016/11/18 at 11:17 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëse do isha në vendin e Linditës…

 

Keti Bazhdari

Nëse do isha në vendin e Linditës, gjestin e ndodhur mbrëmë, nuk do e shihja si të tmerrshëm, përkundrazi. Sot jemi në demokraci dhe secili ka të drejtë të protestojë, pa dhunuar tjetrin fizikisht ama. Këtu Lindita, ka gjithë të drejtën të revoltohet.
Por duke e parë ftohtë, edhe intensifikimin e mjeteve të protestës së këtij grupi të rinjsh, deri në një farë dhune fizike, do e lexoja më shumë si formë të dëshpëruar për të ngritur një kauzë që nuk gjen mbështetje në numra.
Unë s’do e merrja aspak personale në rastin e Linditës, përkundrazi do i sfidoja këta të rinj të merrnin të gjithë nga një shishe salsë me vete, haptazi, jo fshehurazi, e nga krahu tjetër do isha edhe unë me shishen time. Sfida do ishte të zhvillonim një debat publik ku të diskutonim çdo shqetësim që ata ngrejnë bashkë me zgjidhjet që ofrojnë dhe përmes ekranit të na gjykonte publiku që të mund të shprehej me votë. Në fund, ai që do humbiste do i duhej ta hidhte vetë salsën mbi kokën e tij. Kjo është demokracia, t’i bindesh numrave…
Të përqafosh një kauzë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke të drejtë, por mënyra se si e adreson problemin dhe gjen mbështetjen, është ajo që të jep në fund, të drejtë ose jo në demokraci.

Kemi vuajtur historikisht për shembuj të protestës së lirë në shoqërinë shqiptare. Personalisht, flas si dëshmitare, pjesëmarrëse e protestave paqësore të opozitës 8 vitëshin e qeverisjes së shkuar. Preh e viktima të provokimeve, deri dhunës me eleminime fizike të ushtruara nga pushteti i atëhershëm ndaj jam e gëzuar që kjo kohë nuk i ngjan asaj kohe.

Përgëzoj cdo formë proteste të sukseshme, pavarësisht qëndrimit personal dhe mendoj se shembujt e protestave të sukseshme këtë tre vitëshin e fundit nuk kanë munguar. Ama, ekstremizimi i tyre deri në banalitet, mendoj se nuk i shërben demokracisë shqiptare, pasi komplekson të tjerët t’i bashkohen një proteste dhe pozicionon shoqërinë karshi protestës. Protestat kur arrijnë të ngrejnë një kauzë, kanë mbështetjen, qoftë edhe në heshtje, të një mase të madhe njerëzish, por kur ekstremizohen mjetet, humbet interesi nga kauza dhe kthehet vetë protesta në objekt gjykimi. Mendoj se në një shoqëri të kompleksuar si kjo e jona, kjo formë proteste është fatale në uljen e interesit të përgjithshëm për të protestuar.
Nëse une do isha Lindita, një mësuese, nënë dhe grua e fortë, sikurse ajo di të jetë, nuk do e shihja si personale, por si një arsye më shumë për të vijuar reformat dhe çdo nismë tjetër që po i kthen vlerat arsimit në këtë vend.


Etiketa: Keti BazhdariLinditamirela


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
DW: Shumë më tepër se sa vetëm një “Goodbye”

DW: Shumë më tepër se sa vetëm një “Goodbye”

VIDEO/ Pishina më e frikshme në botë

VIDEO/ Pishina më e frikshme në botë

HISTORIA/ Në lidhje me një burrë të martuar…

HISTORIA/ Në lidhje me një burrë të martuar...
















TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com