-U tha në Opinion

“Nëse bën marrëveshje, molotovët mund të hidhen tek shtëpia e Bashës”


               Publikuar në : 23:39 - 01/07/19 |
geliano fataj

Për analistin Armand Shkullaku, opozita mund të ndërmarrë aksione të ndryshme, por asaj nuk i lejohet që të bëjë një marrëveshje me qeverinë.

Duke folur mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion”, mbi hapat e mundshme të opozitës pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Shkullaku tha se “nëse ulet në marrëveshje, opozita, atëherë unë do thoja që molotovët që u hodhët tek muret e kryeministrisë mund të hidhen nesër tek shtëpia e Lulzim Bashës”.

“Opozita mund të bëjë ose jo rezistencë, kjo varet nga fuqia e opozitës dhe nga kredoja që opozita krijon tek njerëzit. Unë thashë se deri më 30 Qershor, historia e Shqipërisë do ndahej, pra do të kishim një rikthim në kohërat e vjetra, apo një kapitull të ri. Opozita ka vetëm një gjë për të cilën do të dënohet, nëse opozita bën protesta, nuk lejon ata të hynë në zyrë, djeg prap… dje dogji KZAZ-të, nesër mund të djegë bashkitë, etj të gjitha këto aksione për mua janë legjitime. Një gjë nuk i lejohet opozitës. Nëse ulet në marrëveshje, opozita, atëherë unë do thoja që molotovët që u hodhët tek muret e kryeministrisë mund të hidhen nesër tek shtëpia e Lulzim Bashës, nëse do të kemi një 18 Maj”/ Opinion.al

Pas