Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, do të dëshmojë me dyer të mbyllura në Komisionin e TIMS.
PS me 8 vota pro vendosi që drejtori i Policisë Kriminale të dëshmojë pa praninë e kamerave, kjo solli edhe reagimin e kryetarit të Komisionit, Ervin Salianji, i cili tha se të gjitha dëshmitë do të zbardhen dhe se kjo është thjesht çështje kohe.
Ka qenë vetë Nallbati ai që ka bërë kërkesë që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në Sistemin TIMS të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak se të dhënat që do të ndajë me anëtarët e komisionit janë sekrete./Opinion.al