Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëntë lojtarë janë në shitje, zbulohen synimet e Skënderbeut

2016/10/10 at 5:24 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëntë lojtarë janë në shitje, zbulohen synimet e Skënderbeut

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka shumë arsye me të cilat mund të krenohet për ekipin e tij. Përveçse është kampion në fuqi prej gjashtë sezonesh, Takaj po sheh dita­ditës se si po rriten lojtarët dhe po kthehen në një pasuri të madhe për klubin korçar.

Rasti i fundit është grumbullimi me Kombëtaren i Liridon Latifit, por mbi të gjitha dy golat e shënuar me fanellën e Shqipërisë U­19 nga talenti i ri i Skënderbeut, Agim Zeka, i cili ndëshkoi Gjermaninë. Dopieta e Zekës u prit mjaft mirë në kampin korçar, mbi të gjitha nga menaxherët e klubit, të cilët shohin si një rritje të vlerës së kartonit të lojtarit, i cili ka një kontratë afatgjate me Skënderbeun.

Këtë sezon Zeka është grumbulluar me ekipin e parë dhe duket se nuk do të jetë e largët dita kur klubi të shesë kartonin e lojtarit. Skënderbeu ka dëshmuar në vitet e fundit se di t’i shesë “xhevahirët” e tij. Rasti i parë ka qenë ai i Bernard Berishës dhe Peter Olainkës. Kosovari i transferuar tek Anzhi solli diçka më shumë se 250 mijë euro në klubin bardhekuq.

skenderbeu

Nga ana tjetër, Olainka me kalimin e tij te Gent, çoi në arkat e klubit një shifër rekord prej 1.1 milionë euro. Kjo është rruga që Skënderbeu pretendon të ndjekë edhe për të paktën nëntë lojtarë që janë aktualisht pjesë e skuadrës. I pari në listën e transferimeve prej disa muajsh qëndron Liridon Latifi, i cili ishte pranë kalimit në verë te Rostov në Rusi.

Ky transferim dështoi në minutat e fundit, por duket se klubi po punon për të bërë fakt shitjen e Latifit në janar. Në skenë tashmë ka dalë edhe Astana, klubi kampion në fuqi i Kazakistanit. Talenti i grumbulluar edhe nga De Biazi, me shumë mundësi, do të firmosë me klubin e tij të ri në muajin janar, por largimi nga Skënderbeu do të bëhet vetëm në qershor. Në listën e lojtarëve që klubi synon të shesë janë edhe emra si Bajram Jashanica, Gledi Mici, Bruno Lulaj, Bakari Nimaga, Sabjen Lilaj, Ardit Hoxhaj dhe Xhejms Adeniji. Interesimi për ta është gjithnjë e në rritje./Panorama SPORT

Etiketa: LOJTAREshitjeskenderbeuSYNIMET

Ju sugjerojmë

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë
Bota

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

11 Tetor, 2025 2:53 pm
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
Aktualitet

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

11 Tetor, 2025 2:42 pm
Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

11 Tetor, 2025 1:26 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Kosovë/ Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

11 Tetor, 2025 12:45 pm
IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje
Aktualitet

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje

11 Tetor, 2025 12:42 pm
Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari
Kronikë

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari

11 Tetor, 2025 11:56 am
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë
Bota

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 Tetor, 2025 11:32 am
200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
Bota

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

11 Tetor, 2025 10:31 am
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
Kryesore

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

11 Tetor, 2025 10:20 am
Para
58-vjeçari gjendet i vetëvarur në pemë në mes të Durrësit

Vlorë/ Gjendet e vetëvarur në banesë 52 vjeçarja

Trafikoi 15-vjeçaren në Kosovë, arrestohet tutori

Trafikoi 15-vjeçaren në Kosovë, arrestohet tutori

Ja çfarë tregon madhësia e duarve për personalitetin tuaj

Ja çfarë tregon madhësia e duarve për personalitetin tuaj

TE FUNDIT

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë
11 Tetor, 2025

Një deputet i opozitës në Zimbabëe, Desire Moyo, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor gjatë një udhëtimi në...

Lexo më shumë

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
11 Tetor, 2025

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan–Rrogozhinë kanë hyrë në një fazë të avancuar, duke shënuar përparim të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
11 Tetor, 2025

Partia Socialiste, LZHK dhe "Shqipëria Bëhet", partitë e para që dorëzojnë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme të...

Lexo më shumë

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
11 Tetor, 2025

Rreth 5000 forca policie do të angazhohen për të ruajtur rendin në kuadër të ndeshjes Serbi-Shqipëri që zhvillohet mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com