Aktualitet

Nënshtetësia e futbollistit afrikan, Meta: Nuk cenohet siguria kombëtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 26/10/20 |
el ida

Presidenti Ilir Meta gjatë një daljeje për mediat, i pyetur nga gazetarët ka shpjeguar procedurat e dhënies së nënshtetësisë shqiptare ndaj disa personave të huaj.

I akuzuar në media për shkelje procedurash, veçanërisht me rastin e futbollistit afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina i cili thuhet se ka qenë nën hetim për falsifikim dokumentash, Meta tha: “Kjo është dojsa e futbollistit të cilësuar nga mediat e kryeministrit si terrorist. Këtu është edhe dokumenti i institucionit që konfirmon se nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare. Të përfaqësosh një ekip kampion ndërkombëtarisht është interes kombëtar edhe publik, kjo është sqaruar nga drejtuesit e klubit që i kanë bërë kërkesë presidentit para ndeshjes”.

Meta shpjegoi gjithashtu edhe dhënien e nënshtetësisë për bashkëshorten e ish-ministrit Ylli Pango: “Sa i përket Ylli Pangos kjo këtu është konfirmimi nga insitutucioni i sigurisë kombëtare… Nuk ka asnjë problem për sigurinë kombëtare. Për procedurat e posaçme: Për ish-ministren e arsimit, që nuk do të ishte as zv ministre as ministre, nëse nuk do ishin ndjekur procedurat e posaçme për marrjen e nënshtetësisë. Gjithçka është bërë në përputhje të kushtetutës”, u shpreh Meta.

Ndërkohë presidenti foli edhe për dhënien e nënshtetësivsë ndaj disa qytetarëve kosovarë, për të cilët tha se ishin familjarë të anëtarëve të UÇK dhe se propozimet kishin ardhur nga presidenti i Kosovës./Opinion.al

 

Pas