Aktualitet

Nënshkodra 38 ditë në ujë, Bushati: Kryeministër, nën përgjegjësinë tuaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 13/02/21 |
Opi Nion

Ndërsa kushtet atmosferikë kanë shënuar një përkeqësim me reshje dhe dëborë thuajse në të gjithë territorin e vendit, drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, shprehet se situata në zonën e Nënshkodrës është rënduar.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale Helidon Bushati I drejtohet Kryeministrit, ndërsa shprehet se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë.
“Pse heshtni z. Kryeministër?! Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës. Çfarë duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?! Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale”, shkruan Bushati./Opinion.al

Pas