Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënpresidenti Pence sulmon demokratin Biden lidhur me fondet policore

2020/08/27 at 2:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nënpresidenti Pence sulmon demokratin Biden lidhur me fondet policore

Ndërkohë që vendi është përfshirë nga trazira të reja racore, nënpresidenti Mike Pence u tha votuesve “nuk do të jeni të sigurtë në Amerikën e Joe Bidenit,” duke sulmuar kandidatin demokrat për president se është partner i gatshëm i atyre që duan të shkurtojnë fondet për policinë.


“Joe Biden thotë se Amerika ka racizëm në sistem,” tha zoti Pence në natën e tretë të Kuvendit Kombëtar Republikan. “Dhe se në radhët e forcave të rendit ka “paragjykime të brendshme” kundër pakicave. Dhe kur e pyesin nëse mbështet shkurtimin e fondeve për forcat e rendit, u përgjigj ‘Po, patjetër’,” tha zoti Pence.

“E vërteta e vështirë është se ju nuk do të jeni të sigurtë në Amerikën e Joe Bidenit,” tha zoti Pence në fjalimin që mbajti nga Fort McHenry në Baltimorë, një fortesë që ka hyrë në histori për betejën e vitit 1814 me trupat britanike. Gjatë betejës, një oficer amerikan u frymëzua dhe kompozoi këngën “Flamuri i Spërkatur me Yje,” që u bë himni kombëtar.

Presidenti Donald Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij kanë akuzuar zotin Biden se mbështet thirrjet e Lëvizjes BLM (Jetët e Afrikano-Amerikanëve Janë me Vlerë) si dhe të grupimeve të tjera liberale për të anuluar fondet për repartet policore, një akuzë që zoti Biden e ka hedhur poshtë. Por zoti Pence u bazua në komente reale të rivalëve demokratë në zgjedhje se Joe Biden dhe Kamala Harris janë shprehur të hapur ndaj idesë për të reduktuar fondet për repartet policore dhe për të përdorur fondet e kursyera për agjenci komunitare që të angazhohen për të luftuar krimin.

“Nuk dua të anuloj fondet për policinë,” tha këtë muaj zoti Biden. “Dua të miratoj më shumë fonde për policinë për t’iu përgjigjur nevojave urgjente, që nga qasja tek metodat e ruajtjes së rendit në formë komunitare, tek punësimi i punonjësve socialë në departamentet e tyre, të psikologëve, të cilët të jenë në gjendje të merren me problemet e rënda që do të kërkonin katë diploma universitare për zgjidhje,” siç u shpreh zoti Biden.

Emërimi

Zoti Pence pranoi zyrtarisht emërimin si kandidat i republikanëve për një mandat të dytë si nënpresident. Së bashku me të shoqen, Karen, në prani të rreth 150 vetëve, zoti Pence u betua se ai dhe Presidenti Trump do të “qëndrojmë përkrah atyre që veshin uniformën blu dhe nuk do të ndalim fondet për policinë, as tani, as kurrë!”.

Turma e mbledhur, shumë prej tyre veteranë të ushtrisë, ishin ulur pranë njëri-tjetrit, pa shumë distancë, pa maska, siç e kërkojnë rregullat për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Në mes të punimeve të kuvendit, trazirat racore kanë përfshirë qytetin e Kenoshës në Uiskonsin ku policia të dielën qëlloi 29-vjeçarin Jacob Blake duke rindezur revoltimin e aktivistëve që kanë demonstruar prej muajsh me thirrjet për drejtësi racore. Një 17-vjeçar u arrestua në shtetin e Ilinoit për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një të treti.

Dyshja konkurrente republikane Trump dhe Pence, si dhe një numër figurash republikane që e kanë marrë fjalën gjatë kuvendit kanë theksuar se administrata është një përkrahëse e fortë e forcave të rendit, përballë protestave të dhunshme që kanë shpërthyer kundër dhunës dhe padrejtësive racore ndaj pakicave që nga vdekja më 25 maj e George Floyd-it në Mineapolis gjatë arrestit.

Nënpresidenti Pence deklaroi: “Dhuna duhet të ndalet, qoftë në Mineapolis, në Portland apo në Kenosha,” duke shtuar se administrata Trump do të garantonte “ligjin dhe rendin” për çdo qytetar.

Në komentet e tij, ai tha “Presidenti Trump dhe unë e kemi të qartë se burrat e gratë që mbajnë uniformat e rendit janë njerëzit më të mirë që kanë dalë prej nesh. Ata vënë jetën në rrezik çdo ditë”.

“Populli amerikan e di se nuk na kërkohet të zgjedhim mes përkrahjes së për forcat e rendit dhe mbështetjes së afrikano-amerikanëve që janë fqinjët tanë për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytetet tona. Që nga dita e parë e administrates Trump, i kemi bërë të dyja dhe do të vazhdojmë edhe për katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë,” tha ai.

Presidenti, Zonja e Parë përshëndesin Kuvendin

Pas fjalimit të zotit Pence, Presidenti dhe Zonja e Parë hipën në podiumin e ngritur në Fortesën “Fort McHenry” për të përshëndetur nënpresidentin dhe bashkëshorten e tij dhe për të dëgjuar këngëtarin e muzikës Country, Trace Adkins në interpretimin e himnit kombëtar.

Të enjten, presidenti do të mbajë nga Shtëpia e Bardhë fjalimin ku pranon emërimin si kandidat i republikanëve në zgjedhje, që do të pasohet nga një shfaqje me fishekzjarre, ndërkohë që mbeten më pak se 10 javë nga dita e zgjedhjeve.

Të mërkurën e mori fjalën edhe Kellyanne Conway, një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit Trump, e cila brenda pak ditësh pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë për të shpenzuar më shumë kohë me familjen dhe katër fëmijët e saj. Duke folur për presidentin, ajo tha se ai është një individ që “zgjedh betejat më të vështira dhe do të luftojë për ju”.

Lista e figurave republikane që morën fjalën të mërkurën përfshinte edhe senatoret Marsha Blackburn nga Tenesi dhe Joni Ernst nga Ajova, si dhe Richard Grenell, ish-drejtor në detyrë i zbulimit kombëtar.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump shprehu ngushëllimet të martën për viktimat e pandemisë së koronavirusit, në një kontrast të dukshëm nga bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, që shpesh i minimizon pasojat e sëmundjes duke thënë se ajo do të zhduket vetvetiu.

“Që nga marsi, jetët tona kanë ndryshuar në mënyrë drastike. U dërgoj ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e dashur. Lutem për ata që janë të sëmurë ose po vuajnë”, tha Zonja e Parë në fjalimin kryesor të natës së dytë të Kuvendit Kombëtar të Republikanëve nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë.

“E di që shumë njerëz janë në ankth dhe disa ndjehen të pafuqishëm. Dua që ta dini se nuk jeni të vetëm”, tha ajo.

Fushata e zotit Biden kritikoi përmbajtjen e kuvendit, duke thënë se ata që ndjekin kuvendin nga shtëpitë nuk kanë dëgjuar ende ndonjë plan për të kontrolluar pandeminë.

“Këmbulja e vazhdueshme e zotit Trump për të mos e marrë këtë virus seriozisht ka bërë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen nga goditja më e rëndë e pandemisë në botë. Refuzimi gjatë kuvendit për të pranuar realitetin apo për të pranuar përmasat e problemit është një kujtesë e rëndë për amerikanët për dështimin e plotë në udhëheqje,” tha zëdhënësja e zotit Biden, Kate Bedingfield përmes një deklarate.

Anketat tregojnë në masë të madhe amerikanët e shohin negativisht mënyrën se si Presidenti Trump i është përgjigjur pandemisë, e cila deri tani ka shkaktuar mbi 179 mijë viktima dhe ka infektuar mbi 5.8 milionë vetë në SHBA, duke e renditur Amerikën si vendin e goditur më rëndë në botë.

Anketat tregojnë se zoti Biden kryeson ndaj Presidentit Trump me një diferencë prej 7.6% sipas një analize anketash nga faqja elektronike “Real Clear Politics”. Por në disa shtete kritike për zgjedhjet epërsia e zotit Biden është më e vogël dhe ky fakt mund të ketë ndikim të madh në zgjedhje.

Vetëm dy presidentë amerikanë nuk kanë arritur të sigurojnë një mandat të dytë në katër dekadat e fundit: Jimmy Carter në 1980 dhe George H.W. Bush në 1992./ VOA



Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

25 Gusht, 2025 10:26 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

25 Gusht, 2025 9:53 pm
Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
Bota

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

25 Gusht, 2025 9:29 pm
Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
Bota

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

25 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura
Aktualitet

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

25 Gusht, 2025 8:38 pm
Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj
Bota

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

25 Gusht, 2025 8:28 pm
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington
Bota

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

25 Gusht, 2025 7:29 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

25 Gusht, 2025 6:46 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Duhet t’i japim fund këtij makthi

25 Gusht, 2025 6:20 pm
Para
COVID-19/Rritet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 141 raste të reja

COVID-19/Rritet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 141 raste të reja

6 të prekur nga koronavirusi, si është gjendja e tyre

3 viktima dhe 156 raste me Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Rekord të shëruarish në 24 orët e fundit, situata në spitalet COVID
















TE FUNDIT

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
25 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar të hënën një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar sistemin gjyqësor që t’i ndëshkojë ata që...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
25 Gusht, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në...

Lexo më shumë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
25 Gusht, 2025

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të jenë në qendër...

Lexo më shumë

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
25 Gusht, 2025

Kryeministri francez, François Bayrou, do të kërkojë votëbesim në parlament më 8 shtator për planet e tij për pastrimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com