Statuja e Nënë Terezës nga sot është pjesë e qytetit të Mynihut.
Nënë Tereza e derdhur në bronz nga artisti shqiptar Miftar Istrefi i njohur si “Tali” është përuruar sot në katedralen Johannes Baptist Pfaffenhofen në Munchen, Gjermani.
Artisti është shprehur se ndihet shumë krenar që është autor i kësaj vepre, që është një nga figurat e shenjta dhe është vlerë për kombin shqiptar dhe mbarë njerëzimin, raporton Koha.net.