Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2025/06/02 at 11:07 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga e gjithë bota si Nënë Tereza, duke treguar kështu mbi mirësinë që e karakterizonte këtë familje.


E ftuar në “Opinion”, në Tv Klan, Berisha u shpreh se njohja fillestare me Nënë Terezën, ishte rreth viteve të para të adoleshencës, 12-13 vjeçe. Ajo asokohe nuk njihej me emrin “Nënë Tereza”, por si Gonxhe Bojaxhiu, vajzë e cila vinte nga një familje e respektuar për familjen e Liri Berishës dhe jo vetëm.

“Në jetën time unë kam pasur fatin ta takoj dhe të dëgjoj për të në periudha të ndryshme për të. Fillimisht e kam njohur Nënë Terezën si vajza me emrin Gonxhja, atëhere kur unë isha jo më shumë se 12-13 vjeç. Dëgjoja prindërit, nënën time, që ishte e besimit ortodoks, me gjyshën time e besimit mysliman, që flisnin me një respekt për familjen e Gonxhes”, tha ajo.

Në vegjëli, edhe pse ajo dëgjonte shumë për familjen Bojaxhiu, përshtypje nuk i bënin fjalët e mira që thuhej për të, por për Berishën e vetmja gjë që “tingëllonte fuqishëm” ishte emri Gonxhja. Interesi ndoshta mund të themi se vinte nga kurioziteti i këtij emri, e pse ajo nuk do e imagjinonte dot kurrë që Gonxhe do të bëhej “Nënë Tereza” për botën.

“Në atë kohë, kur ata flisnin me këtë respekt për familjen e Gonxhes, unë nuk mund të them se dëgjoja për familjen. Më bënte shumë përshtypje emri. Gonxhe. Ishte hera e parë që e dëgjoja. Jo i zakonshëm. Unë hera e parë që e dëgjoja atë emër dhe kur flisnin “Gonxhja”, nuk dëgjoja se çfarë flitej për familjen, por doja të dëgjoja kush ishte Gonxhja dhe çfarë flitej për Gonxhen. Ishte një kohë që unë nuk e njihja famën e Gonxhes në atë kohë. Kishte një famë të madhe, sapo kishte filluar. Kishte filluar fama nëpër botë. Nuk dija se çfarë shkruhej në gazeta për Gonxhen, as nuk flitej në Shqipëri, e nuk e njihte kush në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Por kur nisi interesi më i madh për të njohur realisht Gonxhen? Berisha shprehet se Gonxhja u memorizua tek ajo si vajza e një nëne të heshtur dhe të vuajtur, teksa përgjatë kalimit të viteve, nisi të investohej në historitë që familja e saj tregonte për Bojaxhitë.

“Historia ime me Gonxhen është lidhur me familjen e saj. Atëhere kur unë pata si të thuash një lloj rritje, por edhe një lloj kontakti më të madh me këto biseda që bëheshin në familje. Fillova të dëgjoja më shumë, të kem kuriozitet më shumë. Flasim për vitet ’62-’63 dhe në atë kohë Gonxhja, si të thuash, u memorizua tek unë si vajza e nënës Drane, si vajza e një nëne të heshtur dhe të vuajtur, që sapo kishte ardhur në shtëpinë e profesorit kosovar Avni Zajmi”, tha ajo.

Familja Bojaxhiu ishte shumë e nderuar nga shoqëria, por respekti tregohej mes fjalëve me zë të ulët. Kjo gjë shtoi kureshtjen tek Berisha, ndaj dhe pyeti asokohe nënën e saj përse fjalët e mira për Bojaxhitë thuhen me zë të ulët. Në vend Liri mori një kritikë nga nëna “ato janë dy zonja për ty”, për gratë e familjes Bojaxhiu, gjë që shtoi më tej kureshtjen për Gonxhen dhe familjarët e saj.

“Ajo që më bënte përshtypje, mirë që flasin… ndërkohë që flasin kaq mirë, kaq me respekt, pse flasin me zë të ulët kur vjen puna për këtë familje? Dhe isha shumë kurioze për të zbuluar këtë mister. Një herë e pyes mamanë time kur kthehemi në shtëpi: kush janë ato dy gra? Pse flisni me zë të ulët kur flisni për ata? Ajo për të folur me zë të ulët më thërret afër, se ishim në rrugë. Rrëfimin e saj e filloi me një kritikë ndaj meje: ato nuk janë dy gra për ty. Ato tha, janë dy zonja. Dy zonja të nderuara. Mënyra e asaj zonja, të thënë me një lloj, si qortim, më bëri shumë përshtypje”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Para
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

Opinion – Rrëfimi i rrallë i Liri Berishës – 2 Qershor 2025

Opinion – Rrëfimi i rrallë i Liri Berishës – 2 Qershor 2025
















TE FUNDIT

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
18 Korrik, 2025

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë, në fshatin...

Lexo më shumë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
18 Korrik, 2025

IMT ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
18 Korrik, 2025

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik "Mein Kampf". Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar....

Lexo më shumë

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
18 Korrik, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com