Aktualitet

Nënë Liza: Në Ukrainë shtëpitë po shkatërrohen nga rusi, në Shqipëri nga shteti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 13/03/22 |
Opi Nion

Nënë Liza i është bashkuar sërish protestës kundër rritjes së çmimeve. Ajo ka folur para protestuesve, para Kryeministrisë, ku i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të dali para popullit dhe t’i kthejë përgjigje.

Ndër të tjera ajo e ka krahasuar Shqipërinë me Ukrainën. Sipas nënë Lizës, në Ukrainë shtëpitë po pishën e shkatërrohen nga pushtuesi ndërsa në vendin tonë nga vetë shteti.

“Shtëpitë e veta i kanë të blinduara, tonat i kanë shkatërruar. Tani thonë te ecim me gomar, mos laj me lavatriçe por me ujë të ftohtë. Nëse jeni burrë dilni para popullit, jepni një përgjigje. Këto janë ferra e Shqipërisë. Ka shumë rini për t’i zëvendësuar, s’ka nevojë t’i mbajnë, boll 8 vite. Bëjmë thirrje sa më shumë, sa më të fortë. Jo më lezetim, jo me fjalë të buta se e zë gjumi. Na kërkojmë t’i falim shtëpinë. Rusia po i bie Ukrainës, por neve po na bie shteti ynë. Kush është ai burrë që nuk mbron shtëpinë dhe gruan e vet. Policia të mos arrestojë rininë, por të bashkohet me ne. Ukraina është në Shqipëri, ky është turpi i Zotit të luftosh vendin tënd”,-tha ajo./Opinion.al

 

Pas