34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën të hënën në maternitetin e Elbasanit pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë.
Sipas Euronews albania, paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.
Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.
Nënë e dy fëmijëve, 34-vjeçarja prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.
Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.
Policia më herët njoftoi se dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e 34-vjeçares.
Ata akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.