Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Nënë e bir të paralizuar, kryetari i bashkisë: Kam axhendën e zënë

2021/02/12 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Nënë e bir të paralizuar, kryetari i bashkisë: Kam axhendën e zënë

Emisioni “Stop” u ndal në Cërrik dhe rasti që transmetoi sot, ka nevojë për vëmendjen e të gjithëve. Hamide dhe Shefit Pëllumbi janë nënë e bir dhe të dy e kanë të pamundur të flasin, të lëvizin dhe të kujdesen për njëri tjetrin. Tomorr Feza është një banor i lagjes, i cili kujdeset për ata të dy.


“I shërbej të dyve, edhe plakës edhe djalit. Kam 6 muaj që i shërbej edhe plakës edhe djalit. Ky është paralizuar. Plakës i kemi marrë paracetamol, edhe ajo është paralizuar nga këmbët, nuk i shtrin këmbët, as nëna, as djali. Djali ka rënë nga skela duke punuar dhe një farë kohe vajti në spital në Greqi, u rregullua. U nda edhe nga gruaja, nga fëmijët, erdhi në Shqipëri. Punoi një farë kohe këtu edhe u paralizua nga këmbët, tani ka 6 muaj që rri kështu”.

Ai tregoi se nëna është e paralizuar prej gjashtë vitesh, ndërsa djali prej disa muajsh. Djali ka qenë në Greqi me gjithë familjen. Është divorcuar dhe më pas ka rënë nga skela. Tomorri tha, se ata kanë vetëm një pension 170 mijë lekë, me të cilin duhet të blejnë ushqime, pampersa, ujë e drita.

“Nëna merr pensionin kurse djali nuk merr asnjë lloj ndihme. Dokumentet i ka pasur në Greqi, tani nuk e dimë i ka apo jo. Marrin vetëm një pension, çfarë do të bëjnë përpara me të do marrin ilaçe, bebelina, ushqim, do lajnë dritat do lajnë ujë?”, tha Feza.

Asnjë nga institucionet nuk ka ardhur t’i shohë dhe përveç pensionit nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Shtëpia e tyre është në gjendje shumë të keqe dhe tavani është duke rënë.

Gazetarja e “Stop” shkoi në Bashkinë e Cërrikut, por nuk u lejua që të takojë kryebashkiakun.

Polici: Mirë prisni kur të mbarojë mbledhjen se është me këta të shoqatës gjermane.

Punonjësi: Ju lutem duhet që të bëni një kërkesë.

Gazetarja: Jo, jo! Kam ardhur për një rast delikat. Nuk pret.

Punonjësi: Kështu funksion institucioni shtetëror.

Gazetarja: Nuk funksionon kështu. Të lutem, thuaji kryetari, kur të mbarojë se dua të ngjitem, ta takoj, se dua të flas për një rast shumë delikat.

Punonjësi: Po më thuaj çfarë? Si? Bëni një kërkesë, një ankesë.

Gazetarja: Jo jo nuk bëj! Lajmëroje dhe thuaji që nuk iki dhe nuk bëj kërkesë.

Polici: Mirë, dakord! Ça të them unë?!

Gazetarja: Po pra merre pak në telefon.

Polici: E mora pra zonjë!

Gazetarja: Jo qëparë, Tani meqë mbaroi mbledhja. Meqë tha, që jam në mbledhje…

Polici: Na sill kërkesën

Gazetarja: Jo nuk ta sjell kërkesën, çfarë është kjo?

Polici: Mos i bjer asaj!

Gazetarja: Dua t’i bie! Kam dy orë që të flas, mund të vish pak? Mos më prek!

Polici: Epo dil atje! S’ke punë te xhami.

Gazetarja: Nuk dua të dal, hiqi duart.

Polici: Edhe ti largohu! Dil atje jashtë! Dil jashtë! Mos i bjer! S’komandohet ai nga ti.

Gazetarja: Ore ju jeni, apo?!… Nuk ju marr vesh.

Polici: Zonjë dil atje jashtë! Bëj një kerkesë me shkrim.

Gazetarja: S’dua të dal derisa të dalë ai.

Polici: S’del ai.

Gazetarja: Po mirë derisa të dalë këtu do t’i bie xhamit.

Polici: Mirë bjeri xhamit…

Emisioni “Stop” u lidh në telefon me kryetarin e Bashkisë Cërrik, Andis Alla, por ai u shpreh, se e ka axhendën të zënë dhe është nëpër mbledhje.

Gazetarja: A je kryetari i bashkisë?

Kryetari: Po unë jam, urdhëro kush jeni?

Gazetarja: 20 thirrje të kam rënë në telefon, jam këtu poshtë nga “Stopi”, të lutem hape për derën se kam një rast shumë delikat.

Kryetari: Atëherë unë isha në mbledhje sepse kam axhendën time dhe nuk mund të jem gjatë gjithë kohës në telefon.

Gazetarja: Po e pashë mbledhjen që mbaroi që shparë dhe jam këtu poshtë. A mund të më presësh pak?

Kryetari: Jo, jam akoma i zënë dhe kam axhendën time!

Gazetarja: Axhenda jote i nderuar zoti kryetar përfshin edhe qytetarët e Cërrikut.

Kryetari: Keni ardhur në një moment të papërshtatshëm.

Gazetarja: Kam ardhur në një moment të cilin duhet ta shihni. Kam ardhur për një rast ndihme, e kupton? Ndihme.

Kryetari: Ndihme? Po patjetër. Leje me shkrim aty dhe marrim masat e nevojshme.

Gazetarja: Ti e kupton kur flas apo jo?

Kryetari: Të kuptoj shumë mirë. Është një rast urgjent që kërkon ndihmë nuk mund të le kërkesë me shkrim. Përderisa kam ardhur, të paktën trego një pikë respekti dhe më prit në zyrë se je kryetar bashkie. Patjetër! Ok, do prisni se unë kam axhendën time. Kam njerëz në zyrë. Keni ardhur pa lajmëruar.

Gazetarja: Dy njerëz të sëmurë nuk mund të presin, siç mund të presë një mbledhje. Sidoqoftë unë këtu jam, do të pres. Mbaro mbledhjen tënde se këtu jam./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: cerrikHamideShefit Pëllumbi


Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
COVID-19/ A po mendohet një tjetër mbyllje? Flet Eugena Tomini

COVID-19/ A po mendohet një tjetër mbyllje? Flet Eugena Tomini

Video/ Disa zona të qarkut të Shkodrës ende nën ujë

Video/ Disa zona të qarkut të Shkodrës ende nën ujë

Administrata e Bidenit apelon vendimin për ekstradimin e Assangeit

Administrata e Bidenit apelon vendimin për ekstradimin e Assangeit
















TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com