Kronikë

Nënë e bir humbën jetën, specialisti i Bashkisë: Kangjellat vetëm për këmbësorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 28/06/22 |
Opi Nion

Drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”, vetëm një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum.

Ndërkohë sot një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në bashkinë Berat është shprehur se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet.

“Unë në ndërtim kam 43 vjet punë. Janë thjesht kangjella, kjo nuk përballon rrugën nacionale, janë vetëm për këmbësorin. Janë të nevojshme, kjo nuk shërben barrierë për makinat. Mos duhej më të forta? Jo jo këto janë normale, kështu bëhen. Barrierat bëhen kur nuk ka trotuar. Kjo pjesa më parë ka qenë me hekur, u bë me parmak betoni, pastaj koha evoluoi dhe u bë këto që janë sot. Kanë funksion vetëm për këmbësorin, nuk është barrierë që mund të vendoset në një autostradë”, tha ai për Shqiptarja. com.

Nëna dhe djali i saj 6-vjeçar janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit.

Pas