Pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses të zhdukur Titan kanë vdekur, tha një zyrtar i rojës bregdetare, shkruan BBC.
Gjithashtu më herët u tha se një grumbull mbetjesh u zbulua pranë rrënojave të Titanikut të enjten në mëngjes.
Nëndetësja u zhduk te dielën dhe në bord ndodheshin, Stockton Rush, CEO 61-vjeçar i OceanGate, si dhe biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Daëood, 48 vjeç, djali i tij Suleman, 19 vjeç dhe biznesmeni britanik Hamish Harding, 58 vjeç.
I pesti ishte, Paul-Henry Nargeolet, një ish-zhytës i marinës franceze 77-vjeçar dhe eksplorues i njohur.
Në një konferencë shtypi të enjten, John Mauger i Gardës Bregdetare të SHBA tha se mbetjet përputhen me nëndetësen Titan.
Është ende e paqartë se çfarë çoi në shkatërrimin e Titanit.
Zhdukja e saj çoi në një përpjekje masive ndërkombëtare kërkimi që përfshinte forcat amerikane, kanadeze, britanike dhe franceze./Opinion.al