Life Style

Nëna kërcen në tub me djalin në krahë, pohon se është diçka e lezetshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 14/10/18 |
el ida

Një kërcimtare tubi, e cila vazhdoi të kërcente edhe kur ishte shtatzënë, ka treguar aftësitë e saj mbresëlënëse edhe pas lindjes së djalit.

Anna Klimenkova ka ndarë me ndjekësit e saj disa video teksa kërcente edhe pse ishte shtatzënë.

Anna, e cila e ndali punën e saj si kërcimtare vetëm dy javë para lindjes së djalit, i është kthyer ritmit të mëparshëm 3 muaj e gjysmë pas lindjes. Ajo vazhdon kërcen duke e mbajtur vogëlushin në krahë.

Kërcimtarja u shpreh për Mail Online:

Do thosha që djali im filloi të mësohet me kërcimin në tub para se të lindë. Kur zbulova se isha shtatzënë, unë vendosa të vazhdoj të ushtrohem. E fillova kur ai u bë një muajsh e gjysmë dhe e marr me vete pasi duhet ta ushqej. Unë jam e lumtur, Vasiliy është i lumtur dhe të gjithë miqtë tanë që e shohin mendojnë që është diçka e lezetshme dhe komike.”
Kërcimit në tub i është dhënë ‘statusi i vëzhguesit’ nga Shoqata Globale e Federatave të Sporteve Ndërkombëtare (GAISF) në vitin 2017,  që do të thotë se njihet përkohësisht si një sport.

Pas