Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna i refuzoi ftesën, vajza humb ndjenjat në studion e “E diela Shqiptare”

2017/11/26 at 3:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Nëna i refuzoi ftesën, vajza humb ndjenjat në studion e “E diela Shqiptare”

Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundër kësaj martese, me pretendimin se bashkëshorti i vajzës së saj është më i madh në moshë. Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës që ta falë dhe të takohen, pasi ajo ndihet keq. Por nëna e saj nuk ka pranuar të vijë.


“Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme. Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuan më shpejt, unë ngela vetëm me vëllain e vogël. Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 – vjeçare, edhe pse mami im nuk donte. Por unë doja që të mos na mungonte gjë në shtëpi. Në vitin 2005, një nga tezet e mia u fut të më prezantonte një djalë, meqenëse pretendoja shumë. Unë isha gjatë gjithë kohës punë-shtëpi, shtëpi-punë. Nuk kisha një motër që të flisja, ndërsa me mamin e kisha pak të vështirë. Tezja me prezantoi një djalë, por mua nuk më pëlqeu dhe më thoshin që kur është me shkesi, nuk ka dashuri dhe do ta duash avash-avash. Nuk e di, por nuk më pëlqeu. Tezja insistonte çdo ditë që unë ta takoja në një orar të saktë. Nuk e njoha atë djalë, sepse nuk pata mundësi të dilja ta takoja dhe ta njihja nga afër, ndryshe nuk do të isha fejuar dhe të vendosja unazë.
Ka qenë ndeshja Greqi – Shqipëri dhe kur fituam jam gëzuar shumë dhe në ato momente gjërat filluan të ftohen. Unë u ngrita dhe të nisa të gëzoja. Në ato momente i lashë unazën në tavolinë, pas debatit që patëm.

Më pas ika nga aty dhe shkova në një hotel ku fillova punë si recepsioniste. Pas kësaj nisa si përgjegjëse te hoteli ku punova për 10 vite. Më pas erdha në Shqipëri, pasi mami m’u sëmur. Unë jam bërë si djali i shtëpisë.
Më Akremin Lamaj u njohëm që në vitin 2012. Kemi qenë në tavolina të ndryshme, pasi punojmë të dy me poezi, unë jam tek proza, ai është rapsoditë e folklorit lab”.

Por kush është Akremi?
Akrem Lamaj nga Vlora ka ardhur në “E Diela Shqiptare” për të shoqëruar bashkëshorten e tij. Ai ka punuar disa vite ushtarak dhe më pas është larguar, pasi vajza e tij u sëmurë.
Ai është ndarë nga bashkëshortja me cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Vajza e tij vdiq në moshën 12 – vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. Ndërsa djali jeton në Greqi me nënën e tij. Më pas Akremi u martua me Albanën nga Dukati.

Si nisi njohja e Akremit me Albanën.
Albana Keka: Ai më shkruan një poezi dhe mendoi se kisha ditëlindjen, por unë në fakt se kisha. Ndërkohë kisha bërë shaka, sepse unë e kam në 27 Korrik, jo në Tetor kur më shkruajti mesazhin Akremi. Një ditë të bukur i them Akremit; ke ndonjë hall, fol. Kishim kafe të shpeshta dhe takoheshim shumë. Një ditë e pyes çfarë ke dhe ai më thotë do të të marr për grua. Unë faktikisht nuk doja ta dëgjoja këtë, sepse e kisha parë si mik, si baba, si shok, madje i flisja për ndjenjat e mija për dikë tjetër. E pyes Z. Akrem jeni mirë? U mendova, mora poezinë dhe e shikoj disa herë nëse kishte diçka, por ndërkohë ishte një mesazh ditëlindjeje.
Një ditë të bukur, i kthej përgjigje e takoj dhe folëm për gjërat që duam. Ai më çon tek motra e tij dhe për atë nuk kam fjalë. Ajo më do pa masë.
Ardit Gjebrea: Por ka diçka, ka një ngërç me mamanë tuaj?
Albana Keka: Për këtë jemi sot këtu. Mami im siç çdo nënë. Unë në vitin 2016 unë dyshoja se mos isha shtatzënë dhe fillova ta besojsa, sepse nuk kisha qenë më parë nënë. Të gjithë më trajtonin, mos prek, mos e ngre. Dhe aty, fillova të ndjeja diçka të mrekullueshme. Por në fakt unë nuk isha. Por unë e besoja se e kisha. Aty e kuptoj nënën time.
Ardit Gjebrea: Çfarë nuk shkon me nënën tënde?
Albana Keka: Nuk është se nuk shkon, por mami im donte të mburrej se kishte bërë sakrifica dhe donte ta shikonte vajzën e saj me një dhëndër. Por ajo e pa djalin e ri në Greqi sesi u soll dhe sesa i papjekur ishte.
Ndërsa zotëria që kam në krah është shumë i rëndësishëm është për mua dhe më ka qëndruar shumë afër. Një ditë shkoi tek mami, pa bërë kurorëzim për të kërkuar dorën time.

Ardit Gjebrea: Shkon me Akremin për të aprovuar këtë lidhje?

Albana Keka: Nuk e priste nga mosha, nga diferenca. Nuk e priste.

Ardit Gjebrea: Sa herë e ka takuar mami, Akremin?

Albana Keka: Vetëm një herë. Unë shkoj e shikoj, por ajo nuk ma hap derën. Mua më mungon shumë.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që nuk e takon mamin?

Albana Keka: Në 27 Korrik në ditëlindjen time bëmë dasmën dhe një videoklipin dhe i kërkova Shegës, kunatës sime, që të shkonim ta shikonim mamin, por ajo nuk pranoi. Pasi mendoi se do mërzitesha më shumë. Ajo ditë ka qenë shumë e vështire për mua, sikur ishte vaki dhe jo dasmë. Unë e dua mamin ta shikoj, më ka marrë malli për erën e saj.

Ardit Gjebrea: Ke tentuar ta takosh mamin?

Albana Keka: Po dhe më është mbyllur dera e lokalit.

Gazetari i “Ka një mesazh për ty” ka udhëtuar drejt Vlorës në shtëpinë e nënës së Albanës, por ajo nuk ka pranuar të vijë në studion e të “Dielës Shqiptare”.

Pasi pa videon e nënës, e cila nuk pranoi, Albana humbi ndjenjat për disa sekonda dhe më pas u qetësua. Ajo i ka shkruar nënës një poezi prekëse dhe Arditi i ka premtuar Albanës se do të shkojë në Vlorë dhe do ia çojë asaj lulet dhe poezinë e vajzës së saj.
Megjithëse e tronditur që mamaja e saj nuk e pranoi ftesën për të ardhur në emision, Albana ka shpresë se zemra e nënës do të zbutet një ditë./tvklan.al

Etiketa: e dielavajza


Ju sugjerojmë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Para
Lojtarët më të paguar në botë, befason renditja e Ronaldos

Lojtarët më të paguar në botë, befason renditja e Ronaldos

Shpërthen nëna e Viola Spiros: Nëse do mundesha do t’ju nxirrja sytë ju gazetarëve

Shpërthen nëna e Viola Spiros: Nëse do mundesha do t'ju nxirrja sytë ju gazetarëve

Shpend Ahmeti konfirmon mandatin e dytë për Prishtinën, 365 vota më shumë se rivali 

Shpend Ahmeti konfirmon mandatin e dytë për Prishtinën, 365 vota më shumë se rivali 
















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com