Kronikë

Nëna hynë në rezervuar për të shpëtuar të bijën, humbin jetën të dyja


               Publikuar në : 18:28 - 06/10/19 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Alarup të Pogradecit. Mësohet se, nënë e bijë janë mbytur në  një rezervuar. Viktimat janë të moshës 35 dhe 10 vjeçe, ndërkohë bëhet me dije se ambulanca është vonuar dhe se kur ajo ka mbërritur në vendin e ngjarjes, nënë e bijë kishin ndërruar jetë.

Nëna është identifikuar si Liri Mazelli, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti i plotë i të miturës. Sipas policisë, fillimisht ka rënë aksidentalisht e vajza në rezervuar, ndërsa nëna ka hyrë që ta shpëtojë dhe janë mbytur të dyja. Ndërkohë një grup hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas