Bota

Nëna e vrau dhe e varrosi, babai shpërthen në lot kur dëgjon vdekjen e 5-vjeçares



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 14/06/22 |
Opi Nion

Elena Del Pozzo, 5 vjeçe është vrarë dhe varrosur nga nëna e saj, 23-vjeçarja Martina Patti.

Mediat italiane kanë publikuar foto e babit të 5-vjeçares në momentin që ai merr vesh për vdekjen e vajzës së tij.

24-vjeçari, Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i vajzës së tij. Ai shihet i dëshpëruar teksa ngushëllohet nga familjarët e tij.

Ndërsa ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka treguar ku ndodhej trupi i pajeti i vajzës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Babai dhe nëna e Elenës, Martina Patti, ishin ndarë prej kohësh. Italia u trondit ditën e sotme, pasi 5-vjeçarja, Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja, u gjet e  vdekur në zonën e Katanias.

Pak orë pas nisjes së kërkimeve, nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, ka rrëfyer se e ka qenë ajo vetë që e ka vrarë dhe varrosur të bijën aty, ndërsa nuk dihen ende se si dhe pse ajo e ka vrarë 5-vjeçaren./Opinion.al

Pas