Te Fundit

Nëna e tij pjesë e ushtrisë së Rusisë,24-vjeçari rus:Ky ishte misioni im në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 24/08/22 |
Opi Nion

24-vjeçari rus Mikhail Zorin, student i kimisë në Çeki ka marrë pjesë në disa demonstrata në Rusi para se të largohej nga vendi. Ai ka deklaruar se nëna e tij është ushtarake në ushtrinë ruse.

Këto detaje dalin nga dosja hetimore për tre shtetasit e dyshuar si “spiunë” që u kapën pas sulmit ndaj dy ushtarëve dhe tentativës për të hyrë në uzinën e armëve në Gramsh.

Në dosje thuhet se ai ka pohuar se është kontaktuar nga Shërbimet inteligjente ruse për të bërë një njohje të zonës. Konkretisht ka pasur detyrë që të bëjë njohjen, matjen dhe fotografimin e asaj që njihet infrastruktura kritike civile në Shqipëri dhe gjendjen aktuale të tyre.

“Pas largimit ai është përndjekur nga shërbimi inteligjent rus dhe ka deklaruar se nuk ka pse të largohet dhe se e dinin që ndodhej në Çeki dhe se kishin informacion për pjesëmarrjen në demonstrata. ‘Nuk na shpëton dot’, mësohet t’i jenë drejtuar 24-vjeçarit. Ai ka thënë se është kontaktuar nga Shërbimet inteligjente ruse për të bërë një njohje të zonës. Konkretisht ai ka pasur detyrë që të bëjë njohjen, matjen e disa zonave, rikonjicion. Pra, ka pasur detyrë të bëjë matjen dhe fotografimin e asaj që njihet infrastruktura kritike civile në Shqipëri dhe gjendjen aktuale të tyre.
Sipas të dhënave të përftuara nga pajisjet e filmimit rezulton që ai ka fotografuar disa nga HEC-et dhe veprat energjetike në vend, në veri të vendit, në Moglicë, por edhe në disa qytete. Gjatë gjithë kohës rezulton që të ketë fjetur në çadrën e tij, në kampingje, ndërkohë ka qëndruar dhe në Tiranë në disa banesa. Ai ka pasur vetëm 1000 dollarë që ka hyrë në Shqipëri. 600 i janë sekuestruar gjatë momentin të ndalimit ndërsa 400 të tjera thotë se i ka shpenzuar gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë. Pjesa tjetër e dëshmisë së Zorin mbahet sekrete”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Pas