Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e mbretëreshës Geraldinë: Orët e tmerrit mes lindjes së Lekës dhe pushtimit italian

2017/12/06 at 7:20 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Nëna e mbretëreshës Geraldinë: Orët e tmerrit mes lindjes së Lekës dhe pushtimit italian

Nga Aurenc Bebja*, Francë/ Gazeta franceze, « Paris-soir », ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqet n°1 dhe 3, rrëfimin e nënës së mbretëreshës Geraldinë, e cila gjendej në Tiranë në momentin kur Italia fashiste nisi të pushtonte Shqipërinë.


Zonja Girault**, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer në vendbanimin e saj, në Nice të Francës, ka dhënë një intervistë në të cilën ka shpjeguar qëllimin e vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, po ashtu edhe arsyet e ndarjes me vajzën e saj dhe largimin e përshpejtuar nga Shqipëria.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Rroftë Daladier ! Rroftë Franca ! », bërtisnin në Tiranë, ndërsa aeroplanët italianë vërtiteshin në qiell – tha Zonja Girault – nëna e mbretëreshës Geraldinë. Kështu, ajo na rrëfeu vuajtjen e vajzës së saj, e cila duhej të arratisej nga Shqipëria me fëmijën e saj të porsalindur.

(Nga ana e korrespondentit tonë të veçantë) – Nice, 16 Prill.

– Tërë jetën time, unë do t’i mbaj mend këta njerëz të Tiranës, të mbledhur, në prag të pushtimit, para ambasadës së Francës. Unë ende i dëgjoj thirrjet e tyre : « Rroftë Franca ! Rroftë Daladier ! »

Zonja Girault, kolonele, ish-kontesha Apponyi, nëna e Mbretëreshës së vogël Geraldinë, e cila na mirëpriti gjatë kthimit të saj në Nice, vazhdoi rrëfimin e orëve patetike që ajo kishte jetuar në Tiranë, pranë vajzës së saj.

NA JEPNIN ULTIMATUM PAS ULTIMATUMI

–  Më 16 mars, u largova nga qyteti i Nicës me fëmijët e mi për në Tiranë, ku prisnim një ngjarje të lumtur. Sapo arritëm në pallatin mbretëror, ndjeva se ankthi ishte i përgjithshëm. Merrnim, me sa duket,  ultimatum pas ultimatumi !

– Kaluan dy javë në pritje të ngjarjeve. Më 5 prill, më në fund, herët në mëngjes, mbretëresha lindi një princ të vogël.

– Qe një situatë shumë e vështirë. Vajza ime iu nënshtrua një operacioni tepër delikat që zgjati më shumë se një orë. Ndërkohë që dridheshim për jetën e saj, qarkullonin thashetheme, në fillim alarmuese, pastaj qetësuese : « Italianët zbarkuan… Ata janë zmbrapsur… ». Kaluam një natë të tmerrshme. Sapo u siguruam për gjendjen shëndetësore të mbretëreshës, erdhi urdhëri që të largoheshim menjëherë nga qyteti.

FLUTURIMI I TMERRSHËM I AVIONËVE ITALIANË

Kolonelja Girault, në një gjendje emocionale, të cilën e përmbante me vështirësi, vazhdoi rrëfimin e saj :

– Urdhëri ishte i formës së prerë. Burri im dhe unë duhet të ndaheshim nga mbretëresha. Si do ta gjenim ? Çfarë do të bëhej me të ? Aeroplanët italianë rrotulloheshin mbi çatitë e Tiranës. Në rrugë, shqiptarët, të merakosur e të hutuar, vraponin, burrat për të marrë armët e tyre, ndërsa gratë dhe fëmijët maleve. Avionët e zhurmshëm italianë, gjatë fluturimit, lëshonin trakte nga qielli. Ne ishim të kërcënuar nga një bombardim që, në pak minuta, e rrafshoi kryeqytetin… Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, mendoja për vajzën time që ishte në një gjendje tejet të dobët… Më në fund, ne u larguam, me zemër të thyer, për në kufirin jugosllav… Ne arritëm atje më 7 prill.

– Ndërkohë, vajza ime, më pak se tridhjetë e gjashtë orë pas lindjes, e shtrirë mbi një barelë të instaluar në një ambulancë, udhëtoi në rrugë të mjerueshme, gjatë 400 kilometrave, përpara se të arrinte në Greqi.

Kolonelja Girault, pas një momenti heshtjeje, na rrëfeu më në fund :

PAMJE LUFTE

– Kur burri im dhe unë po afroheshim pranë kufirit jugosllav, ne pamë, të tronditur, dëmin që kishin shkaktuar predhat italiane në portin e vogël të Shëngjinit. Nga këto shpërthime të jashtëzakonshme kishte diçka absurde dhe barbare. Me të vërtetë, pyesnim veten se si një gjë e tillë mund të ishte e vërtetë !

– Burri im dhe unë jemi në gjendje të themi se asnjë italian nuk është ngacmuar në Shqipëri. Ndërsa largoheshim nëpër këto fshatra të frikësuar, ku mbretëronte një panik i tmerrshëm, ne nuk mund të kuptonim, dhe askush nuk mund t’i kuptonte thirrjet italiane që flisnin për tradhtinë e mbretit Zog. Të gjithë shqiptarët, njerëz krejtësisht paqësor, e adhurojnë mbretin e tyre dhe janë të gjithë patriotë.

Pasi e pyetëm Zonjën Girault, nëse ajo kishte lajme për vajzën e saj, ajo u pëgjigj se një telegram nga Larisa i ka sjellë lajme të shkëlqyeshme për shëndetin e ish-mbretëreshës.

Le të shtojmë se mbretëresha Geraldinë gjendet e shoqëruar në Larisa, jo vetëm nga burri i saj dhe një gjinekolog i mirënjohur grek, por edhe nga nëna e saj e dytë, kontesha Szarthos – që e ka rritur në Budapest – e cila, siç e thamë, ka arritur dje pranë saj.

 

Etiketa: geraldinalindja e lekesnena e mbretereshesoret e tmerritpushtimi italian


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Vladimir Putin konfirmon kandidimin për President të Rusisë

Vladimir Putin konfirmon kandidimin për President të Rusisë

Për çfarë arsye Trump shpalli vendimin ‘biblik’, sot Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit

Për çfarë arsye Trump shpalli vendimin 'biblik', sot Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com