Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e Ilia Karelit, rrëfimet e tim biri për torturat e policisë greke

2016/11/14 at 8:34 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna e Ilia Karelit, rrëfimet e tim biri për torturat e policisë greke

Resmije Kumi jeton e vetme në shtëpinë e mbushur me fotografitë e të birit që nuk jeton më. Pas më shumë se 2 vitesh kur Kudret Kume ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli humbi jetën me 27 mars 2014 në burgun grek si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët. Nëna e tij i shtyn ditët mes pyetjeve pa përgjigje.

Drejtësia greke nuk e ka thënë ende fjalën përfundimtare për 12 punonjësit e burgut që e dhunuan barbarisht e më pas i hoqën edhe zemrën.

“Është një torturë e madhe. Çdo lloj torture iu punua atij. Të ma kishin vrarë me një plumb do të ishte shumë mirë. Po ato tortura që iu bënë unë s’i harroj derisa të vdes. Edhe kur erdhi nuk më linin që ta shikoja. Jo se më thonin që ka ndonjë gjë, por ‘lere mos e prek se zbulohet’. Ai ishte bërë çik-çik, nuk kishte më mish. E kishin copëtuar. Po zemra pse ju hoq?! Unë se besoj që ajo zemër që ka ardhur te jetë e tij. Pikë muhabeti. E çuan deri aty sa ia hoqën zemrën për së gjalli”, tregon mes dhimbjes Resmije Kumi.

Në telefonatat e fundit me të, Kudreti e kish rrëfyer për dhunën brenda në burg.

“Më thoshte se ‘po torturohem kot, më nxin jetën kot’”, tregon e ëma e Ilia Karelit.

Resimjes nuk i ka mbetur gjë përveç pengjeve dhe mallit.

“Këtu rri tërë ditën, i flas, i thërras, i them çfarë më bëre, i thosha mendo për nënën dhe për veten. Ta di që do ta takoj atje ku është ai, kisha ikur me sekonda. Ajo tortura e tij më lëndon më tepër. Kur i shoh ato momente kur e kapin ata dy policët, që i kanë rënë ato tutat dhe s’ka mundësi t’i ngrejë. Nuk e shikoj dot”, tregon Resmije Kume.

Në shtëpinë e saj nuk ka televizor dhe ka një arsye për këtë.

“Nuk dëgjoj e shikoj dot asgjë. Jam shumë e përvëluar për vete. Asgjë nuk dëgjoj dot“, vijon rrëfimin nëna e Kudret Kumës.

Ajo pret ende drejtësinë.

“Të marrin dënimin e merituar. Ose në qoftë se ata kishin të drejtë në atë që bënë, të lihën të lirë, por në qoftë se jo, dua që edhe ata si ky të bëhen, ta marrin vesh se si është dhimbja“, vijon Resmija.

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 vite, Resmije Kume kapet pas çdo kujtimi të të birit. Numrin e tij në telefon e ruan ende.

“Nuk e fshij se më duket sikur ende flas me të. E marr e shikoj gjithmonë sikur e thërras. Çdo gjë të tijën dua ta mbaj, ta ruaj aty. Edhe një shami dore e mbaj”, tha Resmije Kume.

Burimi: Top Channel

Ju sugjerojmë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
Para
Keni shpeshherë dhimbje në gjoks? Ja se çfarë ndodh

Keni shpeshherë dhimbje në gjoks? Ja se çfarë ndodh

Video/ Intervista e parë si President i SHBA, Trump: Do të dëboj 3 milionë emigrantë

Video/ Intervista e parë si President i SHBA, Trump: Do të dëboj 3 milionë emigrantë

Ushqimet që ulin në mënyrë natyrale tensionin e gjakut

Ushqimet që ulin në mënyrë natyrale tensionin e gjakut

TE FUNDIT

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
18 Dhjetor, 2025

Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një...

Lexo më shumë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com