Aktualitet

Nëna e 7 fëmijëve nga Tropoja: Gjatë arrestit në shtëpi, u diplomova për mësuesi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 28/10/22 |
Opi Nion

Nëna e shtatë fëmijëve, Ajlin Alfredaj prej tre muajsh ndodhet në arrest shtëpie. Ajo ka qenë drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe dyshohet se gjatë kohës që punonte në këtë pozicion ka shfrytëzuar postin dhe ka falsifikuar dokumente. Ajlin Alfredaj ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur për herë të parë për këtë masë sigurie ndaj saj.

“Po flas nga shtëpia. Tani që flasim jam në arrest shtëpie dhe është intervista ime e parë, dhe hera e parë që prononcohem për mediat që nga 12 Korriku. Ky arrest ka qenë edhe një dhuratë për ditëlindjen e fëmijëve, pikërisht në 12 Korrik dhe për përvjetorin tim të martesës, organi i akuzës së Tropojës më bën një dhuratë qesharake nga ana ime. Kjo ka filluar që më parë në zgjedhjet parlamentare, sajuan disa denoncime anonime dhe hodhën baltë mbi shkollimin tim. Që nga zgjedhjet parlamentare e deri tani hetojnë diplomimin tim. Mendoj se e gjithë kjo histori ka filluar për shkak të ambicies sime personale dhe ambicies sime politike për të më penguar në karrierë”, tha Ajlin duke treguar se si e priti lajmin se duhet të qendronte në arrest shtëpie.

Më tej Ajlin Alfredaj ka treguar se si ia ka shpjeguar këtë situatë fëmijëve të saj duke thënë se e kanë marrë disi me sportivitet. Gjithashtu ka treguar se kohën e arrestit në shtëpi e ka shfrytëzuar edhe për të përmirësuar veten në aspektin profesional, duke thënë se gjatë kësaj kohë ajo ka përfunduar edhe masterin e mësuesisë.

Ajlin Alfredaj: Arresti me shtëpi është masë sigurimi për të qenë në dispozicion të drejtësisë, sepse unë nuk jam një person i rrezikshëm për t’ju shmangur dhe për t’i ikur drejtësisë. Organi i akuzës më ka dhënë këtë masë sigurie për të mos i tjetërsuar provat ndërkohë që këto prova ka një vit që i ka në zyrë. Unë e respektoj absolutisht vendimin e gjykatës, qëndroj në shtëpi, njëherë në 5 ditë vjen dikush kontrollon, inspektori i zonës, nëse jam a s’jam në shtëpi. Me leje, kam të drejtë me autorizim. Unë tani kam mbaruar edhe master profesional në mësuesi, u diplomova gjatë kohës që kam qenë në shtëpi. Gjej rastin të falenderoj të gjithë profesorët për mbështetjen që më kanë dhënë!

Rudina Magjistari: U diplomove online?

Ajlin Alfredaj: Duke shkuar në universitet, me autorizimin e prokurorit. Kam frekuentuar.

Rudina Magjistari: Dhe je diplomuar gjatë kësaj kohe?!

Ajlin Alfredaj: Gjatë kësaj kohe, gjatë arrestit në shtëpi, ka qenë një kohë reflektimi për aspektin profesional./ TV KLAN

Pas