Ka folur për “Opinion” në Tv Klan këtë të Hënë, nëna e 16 vjeçares që i dha fund jetës disa ditë më parë në Gjirokastër. Mirela Muçollari tregon se e bija nuk i kishte shprehur kurrë asgjë për bullizmin në shkollë, por e vetmja ankesë që kishte shprehur ishte “të ndërronte klasën”. Ajo ndan me detaje edhe ditën e fundit të saj, para se të ndërmerrte aktin e rëndë.
-Çfarë ka ndodhur?
Mirela Muçollari: E para, vajza ime ishte vetëm 16 vjeç, e kisha të urtë, të mirë, më të mirë se ç’duhej. Nuk e di, po shkonte në shkollë me dëshirë, kishte mendimet e saj për jetën. E donte shumë jetën! Donte shumë edhe shoqen e saj, që ishte ndarë nga klasa. Në fillim nuk na e shprehu, por kohët e fundit ndihej e vetmuar që e kishin ndarë nga shoqja se ajo ishte në klasë tjetër. Për shkak të gjuhës së parë që kishin, ishin në klasa të ndryshme. Para ca ditësh, më tha se a mund ta ndërronte klasën, se nuk ndihej mirë aty.
-Po pse, apo nuk fliste?
Mirela Muçollari: Thoshte që janë shumë të zhurmshëm, bëjnë si të çmendur. Shumica e tyre nuk mësonin, dhe nuk e pëlqente. Nuk ishte ambient për të. Unë i thashë që në çdo klasë ka element të tillë, unë atë bëj mami, por janë 6 orë. Unë mora masa për ta ndërruar nga klasa, më thanë që nuk bëhet. Irsa është shumë e rregullt më tha një mësuese, nuk ka të bëjë fare me nxënësit. Shikonte hallin e saj, shkonte në shkollë si zakonisht. E pyesja, të keqen mami si kalove? Mirë…Vetëm donte të ndërronte klasën, më tha o mami e mira është të shkoj atje ku kam shoqet e mia, ata më duken sikur janë më të mirë. E pyesja, më thoshte mirë, mirë, mirë…Nuk më shfaqi ndonjë…Ishte periudhë shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë që të besonim diçka tjetër. Ishte larguar të Premten dhe ne nuk na lajmëroi njeri, edhe të Hënën, kishte bërë vetëm 3 orë. Pse erdha Irsa, kam pushim ka thënë. Ka ikur përsëri, ka ardhur…Duke gjetur të atin në shtëpi, e pyeste ai.
Thekson se e ndjera kishte munguar plot 3 herë në shkollë dhe askush s’e kishte lajmëruar për këtë gjë.
-Asnjë bisedë të drejtëpërdejtë?
Mirela Muçollari: U ngritëm të dyja bashkë, u vesh si çdo ditë. Më tha mami të iki unë se jam vonë. Pas 2,3 orësh erdhi në shtëpi dhe tha që kam pushim, ishte larguar prapë. Kur erdhi për herë të tretë nga shkolla bëri atë që bëri.
-Ka lënë vajza një letër?
Mirela Muçollari: Vajza letër nuk ka lënë, në shënimet e saj janë gjetur disa fletë. Nuk ka lënë ditar, as letër…Se të kishte letër, do ishte njëfarë ngushëllimi. Në sendet e saj janë gjetur disa fletë ku ka shkruar anglisht, në vijat e para shkruhej për bullizimin, se atë ditë isha shumë e tronditur. Deri në fund nuk e di çfarë është shkruar se e ka marrë Prokuroria.
“Kishte për të veshur e për të ngrënë, ne ndaj punojmë. Probleme ka çdo familje. Ajo kishte, jo siç shkruajnë portalet, ajo vishej si adoleshente”, rrëfeu Mirela./ Tv Klan